İran

Hassan Ruhani bën thirrje për unitet politik para votime të rëndësishme

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani, bën thirrje për unitet politik para votime të rëndësishme
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani, bën thirrje për unitet politik para votime të rëndësishme

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani kërkon nga elita të tejkalohen fraksionet,  të enjten do të kërkojë konsensus pasi një organ mbikqyrës  i vijës së ashpër diskualifikuar mijëra kandidatë   të moderuar nga dy zgjedhjet e këtij muaji, tha televizioni shtetëror.

Hassan Ruhani, një pragmatist popullor  që tani ka rivendosur  lidhjet me  jashtë pas marrëveshjes bërthamore të vitit të kaluar me fuqitë botërore i dha fund sanksioneve ekonomike, foli  para turmave në sheshin Azadi në Teheran duke shënuar përvjetorin e 37-të, të Revolucionit Islamik të Iranit, në vitin 1979.

Përvjetori erdhi mes grindjeve të brendshme intensive pasi Këshilli i Mbikqyrës, i cili është shumë i fuqishëm, ka ndaluar kandidatët e moderuar nga kandidimi për Parlament dhe  për Kuvendin e Ekspertëve, i cili do të zgjedhë udhëheqësin e ardhshëm suprem të vendit.

Televizioni shtetëror tha se miliona doli në mbarë vendin në mitingje në përkujtim të revolucionit në të gjitha qytetet kryesore me parulla tradicionale anti-amerikane dhe anti-Izraelite dhe duke djegur flamujt e këtyre dy vendeve.

Fraksione politike duhet të lënë mënjanë çdo konfrontim ... ne kemi nevojë për konsensus tani, tha Hassan Ruhani t para turmës në Teheran. Mos ia ktheni shpinën kutive të votimit.

Hassan Ruhani gjithashtu mbrojti marrëveshjen bërthamore, të cilën  ekstremistët e kundërshtojnë si një koncesion nga presioni  nga Uashingtoni.   Ai tha se marrëveshja i mbronë  të drejtat e Republikës Islamike të energjisë bërthamore dhe e ka forcuar pozitën ndërkombëtare dhe rajonale të vendit. Iranianët nuk do të dorëzohen kurrë nga çfarëdo presioni, tha ai. Fitorja jonë bërthamore i tregoi botës se iranianët janë të aftë për të fituar çdo betejë, duke përfshirë betejat diplomatike.

Burimi: Today’s Zaman