İran

Populli në të gjithë Iranin festoi përvjetorin e Revolucionit Islamik

Populli në mbarë Republikën Islamike të Iranit ka marrë pjesë në mitingje të enjten për të festuar 37-të vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Tubimet janë mbajtur në qytete dhe qyteza në të gjithë Iranin për të përkujtuar fitoren e Revolucionit Islamik.

Në kryeqytet, Teheran, miliona njerëz ishin të pranishëm në tubimet për të përkujtuar ditën e 11 shkurtit 1979 dhe flijimet e bëra gjatë Revolucionit Islamik.

Zyrtarët iranianë, përfshirë  kryetarin Hassan Ruhani dhe  kryetarin e Gjykatës, Ajetullah Sadik Amoli Larixhani, u bashkua gjithashtu në mitingje të enjten.

Më shumë se 450 të ftuar të huaj nga 28 shtete, duke përfshirë figura shkencore, politike, dhe me ndikim nga Evropa, Afrika, Azia dhe nga shtetet e  Amerikës kanë udhëtuar në Iran për të përkujtuar ngjarjen.

Mbi 5200 kameramanë  dhe gazetarë nga Irani dhe shtete të tjera të kanë regjistruar, shënuar, mitingjet masive. 

Tubimet, mitingjet, në mbarë Iranin përkujtuan fitoren e Revolucionit Islamik të vitit 1979, të udhëhequr nga Imam Humeini, e cila i dha fund sundimit monarkik të regjimit Pahlav. i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 11 shkurt, 1979, monarkia e regjimit Pahlavi në Iran u përmbys pas disa muajsh të protestave popullore të vazhdueshme.

Burimi: IQNA News