Irani fuqia e tetë ushtarake botërore
E përditshmja britaneze Express Daily në numrin e djeshëm ka shkruar për fuqitë ushtarake në botë në të cilin forcat e aramatosura të Republikës Islame të Iranit i ka përfshir në vendin e tetë në botë të fuqive ushtarake me të cilin nuk duhet asesi të hyhet në luftë. Kjo gazetë ditore britaneze ka botuar shkrimin “Armatat më të mëdha botërore me të cilat nuk duhet luftuar” në të cilin është cek se ushtria iraniane është e teta në listën e vendeve me numrin aktiv të forcave ushtarake. Në fillim të artikullit Expressi shtron pyetjen” vendet botëror aktualisht me numër më të madh të personelit aktiv ushtarak të cilët me përgatitje të plotë ushtarake do të mund të ballafaqohen me agresorin e mundshëm?”. Në artikullin është cek se Irani gjendet në vendin e tetë në këtë listë dhe shtoi se me zhvillimin të fluturakve pa pilot Irani ka aritë në këtë mënyrë të prodhojë armë e cila është shumë më e lirë dhemë efikase nga projektilet kruz.
Në vazhdim të artikullit ceket se në vendin e parë në këtë listë gjendet Kina e cila posedon ushtrinmë me 2.285.000 pjesëtar aktiv të ushtarëve që shërbejnë, pas saj janë Shtetet e Bashkuara të Amerikësme 1.431.000 ushtar aktiv, India me 1.325.000, Koreja Veriore me 1.190.000, Rusiame 768.500, Pakistani me 630.400, Koreja Jugore me 630.000, Irani me 534.000, Turqia me 510.000 dhe Vijetnami me 482.000 ushtar aktiv. Para ca kohe një portal analitik anglez ka publikuar artikullin për kapacitetet ushtarake të forcave të armatosura iraniane me titull: “Faktet të cilët duhet ditur për potencialet ushtarake iraniane” në të cilin thuhet: “Përbërja aktive ushtarake e Iranit numëron 523.ooo pjesëtar, dhe në këtë numër janë të përfshirë edhe pjesëtarët e Gardës Revolucionare iraniane Sepah pasdaran”.