Udhëheqësi vizitoi Mauzoleun e Imam Humeinit (r.a.)
Udhëheqësi i Republikës Islamike të Iranit , Ajetullah Sejjid Ali Hamenei të shtunën bëri një vizitë në Mauzoleun e Imam Humeinit (r.a.)
Ajetullah Sejjid Ali Hamenei e këndoj Suren Al-Fatiha dhe bëri homazhe për themeluesin e Republikës Islamike të Iranit, Imam Humeinin.
Ajetullah Hamenei gjithashtu vizitoi Varrezat e Dëshmorëve në jug të Teheranit dhe nderoi kujtimin e dëshmorëve dhe u lut për lartësinë e pozitës së tyre në botën tjetër.
Vizitat u zhvilluan në prag të periudhës dhjetë ditore ‘Dita e Agimit’ e cila shënon përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik.
Miliona iranianë të dielën do të fillojnë për festuar 37-vjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979 që përmbysi regjimin Pahlavi-mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ceremoni të veçanta do të mbahen në të gjithë Iranin për të shënuar rastin.