Kulturë

Në Washington hapet ekspozita ‘Historia e Kur’anit në Amerikë’ Në Washington hapet ekspozita ‘Historia e Kur’anit në Amerikë’

Galeria e Arteve Smithsonian’ Freer dhe  Sackler  do të hap ekspozitën e parë të madhe mbi historinë e Kur'anit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekspozita në Washington, DC, do të sjellë së bashku më shumë se 50-të  tekste të shenjta të Kur’anit nga Lindja e Mesme Arabe, nga Irani, Turqia dhe Afrika e Veriut.

Ekzpozita do të paraqesë  vepra të mëdha të pashembullta nga koleksionet e Muzeut të Stambollit  të Arteve Islame, pastaj ekspozita do të do vazhdoi nëpër qytete tjera nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë, njofton gazeta  The Art Newspaper.

Veprat, eksponantet nga Turqia përfshijnë pergamenë të dorëshkrimeve të Kur’anit që datojnë që nga shekulli i tetë, disa nga pjesët më të hershme të njohura të Kur'anit dhe shembuj të jashtëzakonshëm të kaligrafisë të shkëlqyar me ngjyrë ari.

Ekspozita do të hapet në mes të tetorit, disa javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fushatës presidenciale kishte komente të fryera dhe nxitëse rreth muslimanëve nga ana e republikanëve në krye me Donald Trump, që bëri bujë në mbarë botën.

Drejtori i Galerisë, Julian Raby, thotë: Ekspozita do t’i ofrojë mundësinë   audiences amerikane për të vlerësuar me nderim aftësinë artistike të prodhimit të disa nga shembujt më të bukur të njohura të artit të Kur'anit.   Vizitorët do të mësojnë në lidhje me shumë njerëz të ndryshëm të cilët i përshkruan, i porositën dhe i tubuan këto vepra.   

Sipas një deklarate nga galeria, ekspozita paraqet  historinë e Kur'anit mbi 900 vjet, prej shekullit të tetë në Damask nëpërmjet lulëzimit të artit të librit në të gjithë Botën Muslimane për të vazhduar deri në shekullin XVI-të dhe XVII-të të epokës së Kur’anit gjatë kohës së Perandorisë Osmane.

Ekspozita, gjithashti, përfshinë  orenditë e xhamive, nga llambat e  kohës së Mamlukve deri tek kutitë e Kur'anit të zbukuruar me fildish, margaritarë.

Katalogu i Ekspozitës do të redaktohet nga Massumeh Farhad, shefi kryesor i për Artin Islam në Galerinë Freer-Sackler. Një ekspert parashikoi një  “Ekspozitë  madhështore- e lavdishme, shumëngjyrshe”.   

Burimi: IQNA News