PEGIDA planifikon demonstrata anti-Islame në 14-të shtete
Tubimet kundër asaj që Islamofobët e quajnë Islamizimi i Evropës do të zhvillohen më 6 shkurt 2016 në 14-të shtete evropiane, duke përfshirë Republikën Çeke, Estoninë, Finlandën, Gjermaninë, Poloninë, Sllovakinë dhe Zvicrrën, thanë të shtunën organizatorët e së djathtës ekstreme.
Demonstratat janë organizuar nga grupi Kundër të huajve, grupi gjerman Pegida, një akronim që do të thotë Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit.
Tatjana Festerling e PEGIDA-s bëri njoftimin të shtunën pas një takimi me grupet të një mendjeje në Roztoky, afër Pragës.
Lufta kundër Islamizimit të Evropës është objektivi ynë i përbashkët, tha Tatjana Festerling në një deklaratë pas takimit.
Takimi në Roztoky u organizua nga grupi çek Bloku Kundër Islamit lideri i së cilës, Martin Konvicka, e quajti politikën e Evropës për emigrantët si budallaqe dhe vetëvrasëse.
PEGIDA e ka filluar veprimtarinë e saj në muajin tetor të vitit 2014 si një grup ksenofobik në Facebook, fillimisht duke tërhequr vetëm disa qindra protestues që demonstruan në qytetin lindor të Dresdenit para se të fuqizohet, duke arritur kulmin me pjesëmarrjen e 25,000 njerëzve.
Interesi më pas filloi të zbehet pas komenteve haptazi raciste nga themeluesi Lutz Bachmann, i cili bëri një foto selfije, me flokë e mustaqe në stilin e Hitlerit.
Burimi: World Bulletin