Me Fehim Tashtekin rreth librit ‘Siria’
Fehim Tashtekin e shpjegon Sirinë dhe Lindjen e Mesme në një këndvështrim tjetër.
Në pararirjen e librit tuaj shpreheni “ah Hama ah” dhe “ah Siri ah”, çfarë marrëdhënie ka mes “ah Hama” dhe “ah Suriye”?
Ekziston një ngjashmëri e madhe e lidhjeve të jashtëme dhe të brendëshme të rebelimeve të viteve 1970-80 dhe atyre të 2011-tës. Duket sikur, pothuajse pas 30 viteve, historia po përsëritet. Masakrën e Hama e filluan islamikët në kornizën e një larje hesapesh me mes regjimit dhe medhhebistëve, më pas u pasua me një seri vrasjesh dhe pengmarrjesh drejtuar antarëve të Baas dhe përfaqësuesve të shoqërisë Alevi. Ishte një masakër e bërë në emër të ndalimit të gjerdanit të krimeve dhe të kryengritjeve të armatosura. Ajo masakër i dha forcë grushtit të hekurt të Hafiz Esad. Edhe atëherë bëhej fjalë për përgatitjen e një lufte për pushtet. Ishin aktorët ndërkombëtarë ata që fshiheshin pas kryengritjeve të armatosura të shteteve të rajonit që kishin problematika me udhëheqjen siriane. Edhe në atë periudhë, ashtu siç ndodhi edhe pas 2011-s, u përdor një gjuhë propagandistike për të nxjerrë si të ligë Alevitë. Karakteri i ballafaqimit me regjimin ishte medhhebizmi. Sot, duke dhënë përshtypjen se si qëllim është regjimi Esadit, bëhet fjalë për marrjen në dorë të Sirisë, e cila ndodhet në një vend që bie ndesh me rregullin ndërkombëtar.
A do të na falë ne Halep, apo a ka atje ndonjë qytet që të na falë?
Në siri, nëpërmjet qindra organizatave, përfshirë këtu Nusra dhe ISIS u zhvillua një luftë e pisët.aktori më kryesor në këtë luftë brenda rregullit udhëheqës. Kjo luftë nuk u mjaftua vetëm me vdekjen e qindra mijëra personave, me migrimin e milionave dhe shkatërrimin e qyteteve por gjithashtu shkatërroi edhe veprat historike dhe kulturore. Gjatë kësaj lufte, u plaçkitën objektet industriale që janë zemra e ekonomisë së Sirisë dhe më të mëdhatë në Lindjen e Mesme. Fabrikat u shpërbënë dhe u shitën në Turqi. U hap një treg i lirë për shitjen e mallërave të vjedhur. A do të na falin sirianët ne për këtë? Një përfaqësues opozitar më tha: “Halep nuk ka për t’ju falur.” Dhe unë nga vëzhgimet e në terren them se “Jo vetëm Halepi, nuk ka mbetur asnjë qytet që të na falë.”
A filloi çdo gjë me shkrimin e slloganeve protestuese të fëmijëve nëpër mure?
Jo. Marrja nën vëzhgim e fëmijëve që shkruan në mure ishte një ngjarje simbolizuese për shfaqjet kundër regjimit. Supozimet se në Dera fëmijët ishin torturuar, përdhunuar dhe u ishin shkulur thonjtë krijuan një efekt nxitës për zgjerimin e ngjarjeve duke filluar në Dera e me rradhë në qytete të tjera. Më parë kishte në vendet si Damasku kishte ngjarje që nuk u ndërkombëtarizuan.
A është regjimi në Siri minoritar? Nëse ka përkatësi Alevi, pse nuk përfaqësohen, duke qenë se shiitë, të krishtetët dhe përkatësitë e tjera fetare përfaqësohen. A është edhe kurrikula sunni pjesë e arsimit?
Nëse insitohet në pyetjen se cili është medhhenbi dominant në Siri, përgjigja e saj është Sunni. Megjithatë, sipas ideologjisë Baas, shtetit nuk mund t’i vishet një karakter medhhebist. Për më tepër, ndasia e medhhebeve është një tabu. Nuk mund t’i pyesësh lehtësisht askujt përkatësinë e medhhebit, dhe ai që pyet shihet me dyshim. Nuk mund të dëgjosh nga zyrtarët e shtetit shprehi të këtilla si “Bashkëkombasit e mijë Sunni”, apo “Bashkëkombasit e mijë Alevi.” Ndryshe nga sa në Turqi, në Siri, pakicat Alevi, të krishterë, druzët dhe çerkezët kanë poste të larta zyrtare. Përgjithësisht, kryeministri, ministri i mbrojtjes dhe kryetarët e Shtabit të Përgjithshëm kanë qënë Sunni. Ka edhe të krishterë që kanë qenë kryetarë të Shtabit të Përgjithshëm dhe ministër të mbrojtjes. Ishtë një regjim Baas dhe jo një regjim i varur nga medhhebet. Prandaj nuk përputhet me përcaktimet që bëhen në Turqi si regjim i pakicës Nusajri. Këto përcaktime janë bërë qëllimisht për hir të llogarive politike. Edhe Besher Esad, ashtu si babai i tij Hafiz Esad e fal namazin në xhami me sunnitë. Them se, për shkak të përkatësië së medhhebit të Esadëve, pakica Alevi është lënë jetime. Sigurisht, veçanërisht në numri i Alevive në ushtri është më e lartë në lidhje me popullësinë e tyre. Por kjo është një shtyllë në rritje e historisë që ka filluar në periudhën e francezëve dhe jo të Esadëve. Kjo gjendje nuk e bën regjimin Alevi (Nusayri).
A i shkon përshtat demografia dhe përbërja politike e Sirisë skenareve të copëtimit?
Jo, nuk përshtatet. Që në fillim u supozua se Esad do të tërhiqej Lazkije dhe do të formonte shtetin Alevi. Këto përllogaritje tregojnë mjerimin e mendjeve politike. Vetëm 40% e rajonit të Lazkijes është Alevi. Tani banojnë me miliona Sunni në përzgjatjen Lazkije dhe Tartus. Dhe këta njerëz janë mbështetës të qeverisë. Atje, askush nuk flet për një shtet Alevi. Kjo është vetëm një fantazi e pashpresë e dyshes Erdogan-Davutoglu. Në 2011-n, në Humus bënë komplote duke nxitur përplasje të brendshme të personave me medhhebe apo fe të ndryshme. Sulmet për arsye medhhebi u zhvilluan edhe përgjatë bregdetit. Në fillim u përjetua një ndarje, por në një kohë të shkurtër, populli sirian e kuptoi që ky ishte një komlot dhe e u ngritën mbi ndasinë medhhebiste. Ky komplot medhhebist nuk funksionoi. Lufta në Siri nuk është luftë medhhebesh, po zhvillohet një luftë e pisët mes Sirisë dhe aktorëve kryesorë, xhihadistëve.
A është Esadi qëllimi kryesor? Apo është rivendosja e pozicionimit të Sirësë në arenën ndërkombëtare?
Qëllimi kryesor është nxjerrja e Sirisë nga aks që zotëron dhe për të marrë nën siguri Izraelin. Siria u ballafaqua me këtë armiqësi duke qenë se motivoi dhe mori pjesë në boshtin e rezistencës në Iran. Sigurisht, çdo shtet që ka kontribuar në luftën për pushtet ka pritshmëritë dhe qëllimet e tij në përputhje me interesat e tij. Mund të flitet për ëndërrat e Turqisë të kiëtilla si; Otomanizmi i ri apo unifikimi me Damaskut dhe pirja për të qenë prijës i Lindjes së mesme apo edhe hapja e një korridori energjik mes Arabisë Saudite dhe Katarit me Europën ose me Mesdheun.
A ishte rrëzimi i avionit rus nga Turqia, dhe mëpas ankimi i saj ndaj Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare një provokim për ta shndërruar luftën nga të brendshme në daljen në skenë të aktorëve ndërkombëtarë?
Mua më duket se rrëzimi i avionit është një gabim në përllogaritje. Pa u përfshirë në teoritë komplomentise, duke u nisur nga përfundimi që u përftua mund të ngremë këtë tablo: Rrëzimi i avjonit i hapi rrugë Rusisë drejt përllogaritjeve të saj për Lindjen e Mesme, me në qendër Sirinë. Turqia i dha Rusisë një armë shumë të fortë. Fusha e lojës së Turqisë u kushtëzua vetëm brenda Turqisë për shkak të rrezikut për dëmshpërblim. Rusia ia ktheu në zonë të ndaluar fluturimin e Tuqisë në veri të Sirisë. Tashmë është bërë e rrezikshme për Turqinë të bëjë operacione në rajonet në dorë të grupimeve të armatosura, të cilat i ka shpallur si zona të sigurta në pjesën kufijtare. Sigurisht kjo i hapi rrugë edhe ardhjes në Turqi të trupave të vendeve si Franca dhe Gjermania, përveç ShBA. Aktorët e jashtëm kanë dalë haptazi në luftën kundër ISIS, megjithatë edhe lufta e brendshme kundrejt udhëheqjes së Esad nuk ka mbaruar. Është krijuar një gjendje me shumë faktorë dhe me shumë kategorizime. Edhe politikanët janë në luftë, edhe fisnikt po ashtu. Por përfundimi i qëllimit është orientuar gjetkë nga Esad.
A po luan Turqia rolin që luajti Honduras në Amerikën Latine,? Çfarë roli luajti Honduras në Amerikën latine?
Hondurus ishte ngarkuar si aleati i ShBA në misionin për të mështetur opozitarët kundër të majtit Sandinista në Nikaragua, apo për mbizotërimin e këtyre opozitarëve. Edhe në Siri, këtë rol e morri përsipër në një peshë kryesore Turqia, për t’u pasuar nga Jordania. Turqia u shndërrua në një mbrojtës ne planifikimin e luftës së brendshme, me organizimin e civilëve dhe të armatosurve opozitarë, financimi dhe përgatitja e grupimeve të armatosura dhe dorëzimi i armëve.
Si u largua Turqia nga të qenit shteti i vetëm që flisne me Sirinë?
Ishte e vlefshme jo vetëm për Turqinë, por edhe për aleatët e saj që Ankaraja ishte një aktor që mund të fliste me Damaskun. Sigurisht ishte e admirueshme zgjedhja e Turqisë për të lënë mënjanë konfliktet me Sirinë, dhe për t’iu drejtuar marrëdhënieve të mira fqinje. Por Ankaraja e përmbushi gabim këtë prespektivë. Poa një pike filloi ta cilësonte veten si udhëheqëse. Edhe për perëndimorët përafrimi i Ankara-Damask ishte i vlefshëm nga kjo pikëpamje: Në këtë rrugë Sirija do të mund të shkëputej nga aleanca klasike. Pra, mund të largohej nga Irani, mund të linte mënjanë marrëveshjet strategjike me Rusinë, mund të mirëkuptohej me Izraelin, mund të hiqte dorë nga mbështetja e Hizbullah dhe Hamasit. U shpresua se Turqia do të ishte e përdorshme për të realizimin e këtyre qëllimeve. Megjithatë, Esad, apo vëllai Esad, siç i drejtoheshin liderët turq, kur u afroi atyre dorën e miqësisë nuk i shkëputi marrëdhëniet me Teheranin në këmbim. Kur plasi kriza në Siri, perëndimorët duke dashur të realizonin ndryshimin i njohu Turqisë një shans për kanalet e dialogut që zotëronte. Por, Turqia i bëri kërkesa të cilat Esad nuk mund t’i përmbushte, si përshembull i bashkohej Vëllazërisë Muslimane... Për më tepër, përgjatë këtij dialogu grupet e armatosura kishin filluar prej shumë kohësh të luftonin, kishte filluar kalimi i amrëve dhe militantëve nga kufiri. Përpjekjet për të bindur për disa gjëra Esad, kur paralelisht kishin organizuar një luftë të pisët dhe kishin hedhur hapa për ta provokuar atë, nuk funksionuan. Kur fjala e Turqisë humbi vlerën në Damask, ndërhyri Amerika fillimisht duke i izoluar diplomacinë, më pas solli luftën e brendshme. Turqia, ashtu si në Libi, në mënyrë tragjike i shkoi nga mbrapa Amerikës.
Si duhet ta analizojmë vrasjen e drejtuesit të Hizbullah, Samir Kantar në Damask, dëbimin nga Turqia zyrtarin e Hamasit El Aruri dhe ekzekutimin e dijetarit Shii, Shejh Nemr, pas vizitës së Presidentit Erdogan në Arabinë Saudite. A hyri Turqia me orbitës Arabi-Izrael për shkak të profilit të ulët që gëzon ShBA në Lindjen e Mesme?
Fillimisht, Izraeli ndoqi duke e shijuar sesi Siria po biente në gjunjë para armikut. Megjithatë, pas ndërhyrjes së Hizbullah e gjithë situata u kthye në të kundërtën e rrjedhës, kështu edhe Izraeli u bë pjesë e luftës me mënyrat e saj. Këtë e bëri në disa mënyra. Duke pretenduar se po godiste armët që shkonin drejt Hizbullah, bombardoi objektet strategjike të ushtrisë Siriane. Forcat opozitare, duke hapur hyrjen në Golan bombarduan pozicionimet e Sirisë. Me në krye celulën Nusra të lidhur me Kaisë, u mbështetën me armë grupimet e armatosura në kufinjë. Gjithashtu organizoi sulme vrasëse drejtuar operacioneve të Hizbullahut në Siri. Turqia bën punë të pashpresa në politikën e saj qoftë për Palestinën, qoftë për Sirinë. Tashmë ekziston një drejtim i AKP(partisë së Erdoganit) që beson se duke mos i ecur planet me Sirinë t;i drejtojë prespektiva drejt Izraelit . Qëllimet e Izraelit dhe AKP në Siri bien ndesh me njëra-tjetrën. Zënka e Erdoganit me Izraelin ishte një zgjedhje që do të shndërriste atë në Botën Arabe, por morrëdhëniet e tyre me izraelin jovetëm nuk u shkëputën, por madje u rritën me pesëfishin. Përsëri për shkak të shpartallimit të Sirisë, Erdogani ka hyrë në një marrëshënie të jashtëzakonshme me Arabinë Saudite. Edhe kjo është një tragjedi. Turqia ka rënë në një pozicion pas histerizmit të Arabisë ndaj Iranit. Edhe medhhebizmi është një rrugë që e ka çuar progrsionin e politikës së jashtme në një gjendje më të prerë.
Si e vlerësoni faktin se edhe pse Siria kontrollon 85% të popullsisë, i ka lënë një pjesë të madhe sipërfaqësore xhihadistëve?
Ushtria ka një kapacitet të caktuar. Zgjedhja strategjike e një fuqie të shpërndarë në qindra celula është mbështetja në celulat kryesore. Përveç kësaj, duke zgjedhur t’i drejtohen rrënimit të udhëheqjes siriane, kurtët e veriut, duke u tërhequr në zonat ku janë më të shumtë u intensifikuan në traversat kryesore të sistemeve të Sham, Halep, Humus dhe Lazkije. Pra, u fokusua mbajtja e qyteteve dhe rajoneve që kanë rëndësi strategjike. U detyrua të linte fshatrat. Për më tepër, duke lënë në plan të dytë luftën, përdori në përfitimin e saj përplasjen e armiqëve mes njëri tjetrit, të cilit luftonin edhe me atë edhe me grupimet e armatosura të mbështetura nga aleanca e Perëndimit me Gjirin. Konkretisht, ndërsa ShBA, si udhëheqëse e kualicionit ndërkombëtar, e përcaktoi ISIS-in si armik, Siria e përdori energjinë e saj për t;u përballur me organizata të tjera të cilat i ishin shfaqur si alternativa për udhëheqjen , pra si më të moderuara. Sigurisht kjo nuk nënkupton se ajo nuk u përball me ISIS. Ky është një analizim stategjik i luftës. Ka nga ata që këtë gjë e nënkuptojnë si “Esad mbështet ISIS”, por thelbi i kësaj ngjarjeje ka të bëjë me përparësitë strategjike. Për shembull, më parë kishte zëra që qarkullonin nëpër rrethet e opozitarëve se celulën Nusra e kishte urdheruar të organizohej Esadi. Ndërsa tani ngrenë zërin se po e lufton Nusran. Kemi dëgjuar shumë pretendimin se, Esad i ka lënë qëllimisht në burgun e Sednaja, xhihadistët. Qoftë Nusra, qoftë Ahrar el Sham dhe organizatat e tjera të mbështetura nga Tuqia, Katari dhe Arabia Saudite janë krijuar nga xhihadistët që dolën nga burgu i Sednaja.
A i hapi rrugë Beshshar Esadi në vitet 2000 duke tërhequr mbështetjen e prodhimtarisë së buqësisë dhe duke i hapur tegun provimeve të importuara, zvogëlimit të prodhimtarisë së shoqërisë dhe tkurrjes së pëlqyeshmërisë së popullsisë ndaj udhëheqjes siriane?
Sigurisht, politikat liberale dhe thatësirët u bënë shkak i tkurrjes së punimeve në buqësi, ritjen e papunsisë dhe migrimit nga fshatrat në qytete. Në kryengritjen e 2011-s pamë efektin e këtij realiteti sociologjik dhe ekonomik. Kërkesa për ushqim ishte e barabartë me kërkesën për liri, madje në fillime prevalonte. Kërkesat e parme që dëgjoheshin në media ishin gjëra që preknin jetën e përditshme.
Si ndikon nw gazetarinw nw terren interesat kombwtare tw vendeve ku gjenden institucionet e mediave, marrwdhwniet qw kanw me udhwheqjen dhe struktura e pronwsisw sw mediave?
Të shprehem lidhur me Sirinë: media të cilat janë të lidhura me, apo për arsye të ndryshme janë të detyruara vëzhgojnë qeverinë në Siri janë të bindura paraprakisht për historitë që u sheh qeveria. Ato janë vendosur në rreshtin që u ka caktuar qeveria dhe nuk e kanë problemin e të përndjekurit të së vërtetës. Për këtë arsye, përveçse puna në terren kërkon kosto, ata nuk e preferojnë shumë terren për shkak se dosjet e paraqitura si një paketë e plotë ofrojnë mundësi të kritikimit të informacioneve të panevojshme. Sigurisht duke qënë se gazetarët e varur që dërgohen në terren nuk e paragjykojnë atë që kërkon qeveria nuk përbën problem. Pa diskutim edhe gazetarët e varur të opozitarëve nxjerrin të njëjtin përfundim.
Kur Turqia kërkonte të varroste në histori regjimin sirian, Esad u tërhoq nga Kurdistani perëndimor dhe kështu lindi Rozhova, rajon autonom i Kurdistanit Perëndimor. Pyd fitoi një popullaritet të rëndësishëm shoqëror dhe politik me përballjen që bëri në Serekanje kundër rreth nëntë organizatave xhihadiste të mbështetura nga Turqia. Çfarë mund të na thoni për tezat e Turqisë që mundohet të barazojë këtë situatë me Barzanin?
Për udhëheqjen turke ka kurtë të arsyeshëm dhe kurtë paarsyeshëm. Qeveria lidhi ortakëri tregtare me udhëheqjen e Barzanit. Në këtë mënyrë u mundua edhe kompesonte marrëdhëniet e prishura me Bagdatin, edhe të shtypte edhe lëvizjet e kurtëve që i cilëson si armiq (PKK) duke përdorur KDP ose Peshmergen. Rozhava i krijua Bllokatë në bashkërendim si nga Turqia ashtu edhe nga Kurdistani Lindor. Brenda opozitarëve sirianë u vendos përballë PYD-së në rreshtin e KDP, Kongresi Kombëtar i Kurtëve të Sirisë. Pasi këto taktika nuk patën sukses, menduan se hyrja e Peshmerges në Kobani do të ekuilibronte YPG-në. Megjithatë, udhëheqja Barzani, edhe pse e pakënaqur nga rreshtimi i PKK, tregoi edhe njëherë angazhimin për të mos u bërë pjesë e një lufte të brendshme të Kurtëve. Për këtë arsye, larja e hesapeve të aktorëve në Rozhava nuk shkoi ashtu siç kishte dëshiruar Turqia. Çka do të thotë se, pavarësisht bllokatës, embargos dhe krijimit të YPG si forcë alternative të Peshmerges nuk u bënë arsye që një Kurt të lëndojë një kurt tjetër.
Si do të ndikojë përkatësia shoqërore e Turqisë në luftën e Sirisë dhe në ndërhyrjen ndërkombëtare, a do të sjellë bashkë islamizimin dhe selefizizmin e përkatësisë shoqërore?
Në Turqi, ashtu si edhe në Pakistan, Afganistan dhe Egjipt, edhe pse jo shumë dukshëm ka një rrjedhë ë përshtatshme drejt selefizimit. Lufta në Siri po transformon qarqet Islamike në Turqi. Edhe politikat e ndjekura nga AKP e kanë lehtësuar rrugën drejt kësaj periudhe. Përtej kësaj, numri i shtetasve turqë që luftojnë në Siri është i lartë. Këta persona pasi të mbarojnë punë atje, do të kthehen dhe do vazhdojnë të ndikojnë në rrehin e tyre. Për këtë arsye,analistët, që në hapat e parë të krizës në Siri, ndjenë nvevojën për të shkruar shkrime që përmbanin paralajmërimin se Turqia kishte hyrë në fazën e Pakistanizimit. Para krizës në Siri, në Turqi kishte filluar periudha e selefizimit nga medhhebe të ndryshme. Megjithatë këto trede nuk ishin përgjithësuar. Për më tepër, përveç atyre që ishin në kontakt me Alkaidën, selefizimi ishte në kuadrin e mendësisë dhe nuk përmbante thirrjen për luftë. Më pas, këto grupime u njohën me armët në Siri dhe u përhap ideja se përdorimi i dhunës ishte legjitim.
Si duhet a analizojmë interesin e treguar nga qeveria e mbetur paregjistruar ndaj turkmenëve të Bajërbuxhakut gjatë maakrës që kishte organizuar ISIS në qytezën Azez në vitin 2014? A bëhej vërtetë fjalë për turkmenët e Bajërbuxhakut, apo bëhej fjalë për mbrojtjen dhe arbitrimin e grupimeve të xhihadistëve tefkixhinjë?
Ndjeshmëria që ka Turqia për turkmenët është e mbushur me mospërputhje. Kur në vitin 2014, turkmentët shiitë të Irakut u braktisën në dorë të ISIS, askush nuk foli rreth turkmenëve në Turqi. Po ashtu, askush nuk e ngriti zërin kur turkmenët sirianë të Tel Ebjadit, Azezit dhe të Xherablusit iknin nga ISIS. Nëse Turqia ka marrë një pozicion paralel në politikën siriane, turkmenët janë të lumtur nga kjo. Turkmenët që nuk ecin në rrugën e dëshiruar nga Turqia nuk janë në interesin e Ankarasë. Ka disa arsye për rikthimin e ndjeshmërisë së AKP ndaj turkmenëve: Turkmenët u nxitën për të marrë pjesë në luftë në grupimet e armatosura. Në këtë mënyrë u krijuan celula me numër të lartë turkmenësh. Edhe shumë turkmenë u bënë pjesë e organizatave si Nusra. Turkmenët u bënë sërisht të rëndësishëm që të paktën edhe pse nuk u rrëzua regjimi, të mbaheshin zonat e fituara, apo kontrollimi i vendeve që do të lihen bosh nga ISIS. Përveç kësaj hynte në punë turkmenët që jetojnë në rajonin e Bajir Buxhak për sulmimin dhe hedhjen e bordit rajonit të Lazkijes, që kontrollohet nga ushtria siriane. Operacionet në këto rajone u përshpejtuan kur në lojë hyri edhe Rusia. Turqia përi propagantën e ndjeshmërisë ngaj turkmenëve kundrejt nxitjes së trupave paraushtarake këtu. Ndërkaq, fshatrat trukmene, për shkak të konflikteve i kishin braktisur. Ky rajon është i rëndësishm sepse kjo është edhe rruga që ndiqet për të dërguar ndihmat me armë dhe logjistikë. Duke u munduar të mos shkëpusin këtë rrugë, përdorën argumentimin se po bombardohen fshatrat turkmene. Duke mos qëndruar dot pas mbështetjes që i japin grupimeve të armatosura mbështillen pas thënjeve se ndihmat shkojnë për trukmenët. Kur bëhët fjalë për turkmen që lufton për Nusran, papritmas situata bëhët e çiltër!
Vazhdojmë me pyetjen e Xhan Dyndar “Kur doli më 29 maj lajmi në gazetën Republika, Kryeministri Ahmet Davutoglu, në Kajseri tha për Agjensinë Franceze të Lajmeve: ‘Ndihma ishte për Ushtrinë e Lirë Siriane dhe për popullin sirian”. Një ditë më pas, në mitingun e Ankarasë e rregulloi duke thënë: ‘Ato ndihma ishin për turkmenët e Bajirbuxhakut të Sirisë’. Çfarë ndodh gjatë një dite që ndryshoi mendje Kryeministri?” edhe sipas jush ndërroi mendje Davutoglu, apo kundërshtoi veten?
Tashmë është bërë e vështirë për qeverinë që të shesë politikën e saj për Sirinë. Por kjo është një thënie kundër barrës së turkmeneve në publik. Kjo është një taktikë për të vënë nga pas politikës për Sirinë, konservatorët dhe nacionalistët.
Si e vlerësoni faktin se në luftën e Siri, në syrin e Sirisë dhe ndërhyrjes imperialiste – veçanërisht shkatërrimi i armëve kimike nga udhëheqja e Damaskut – me moderim të njëjtë si moderimi i ndëhyrjes imperialiste – si të ishte kundër ISIS – e vetmja forcë opozitare që ndodhet akoma në fushë është Alkaide?
Që prej fillimit, aleanca Perëndim-Gji është ajo që forcon ISIS-in. ISIS i prishi përllogaritjet e tyre kur, në 2014-n vendosi të ndahet nga të tjerët. Tashmë duan të përdorin grupimet e tjera që nuk ndryshojnë shumë nga ISIS, kundër regjimit dhe kundër ISIS. Megjiatë në këtë çështje nuk bëhet fjalë për një qëndrim të fortë. ShBA, që prej përvojës famëkeqe të humbjes së ambasadorit në Libi po ndjek një politikë më të përzgjedhur. Në të kundërt të kësaj, ShBA nuk hoqi dorë nga mbështetja e organizatave të rrezikshme vetëm se aleatët rajonalë ishin kundër Esad. Në këtë rrjedhë, ShBA e mbajti të fshehtë ankesën që kishte. Në maj të 2013-s në takimin ne Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë, Obama me ortakërinë që bëri tha: “mos u angazhoni me organizatat e rrezikshme”. Kaq. Amerikanët e dinin mirë se përgatitja e të moderuarve dhe kontributet në fushë nuk do të fuksiononin vetëm për të ushqyer Alkaiden dhe miqtë e tyre. Megjithatë, atav vazhduan të luanin këtë lojë deri verën e kaluar. Në të vërtetë, as plani për të organizuar një ushtri nga të moderuarit si Ushtria e Lirë Siriane, e cila nuk kishte një komandë dhe gjithkush e përdorte sipas interesit nuk kishte të ardhme. Për këtë arsye, ShBA nga njëra anë ndërsa përgatiste krijimin e një ushtrie nga të moderuarit, të cilën as vetë nuk e besonte, nga ana tjetër, pavarësisht ankesave të Turqisë, vuri në tryezë zgjidhjen e përdorjes së kurtëve si elementë në lojë. Megjithatë treshja Turqi-Katar-Arabi Saudite është në ndjekje të planit të vjetër.
Burimi: www.postdergi.com