Rusia element kyç i baraspeshës globale
Amerika nuk duhet të vështrojë Rusinë si kërcënim për sigurinë vetanake por si “element kyç i baraspeshës globale”, konsideron ish sekretari shtetëror i SHBA-së Henri Kisingjer. Nga përfundimi i Luftës së ftohtë, marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-të nuk kanë qenë në një krizë të tillë,sikurs që është tani. ”Besimi reciprok ka humbur nga të dyja anët. Bashkëpunimin e ka zëvendësuar konfrontimi”, shkruan në artikullin e vet për”National Interest”, ish sekretari shtetëror amerikan Henri Kisingjer. Ai ceku se edhe pas Luftës së ftohtë fati i dy vendeve ka qenë ngusht i ndërthurur. Por, nuk ishte e gjykuar që shpresat për bashkëpunimin afatgjatë produktiv të realizohen. Në vend të saj, vendet kanë filluar të satanizojnë njëra tjetrën. Prap është rikthyer mosbesimi dhe dyshimi nga epoka e Luftës së ftohtë. Kisingjeri konsideron se për këtë ka kontribuar kuptimi jo i mjaftueshëm i perpektivës historike. Për SHBA-të, sipas mendimit të ish sekretarit shtetëror, përfundimi i Luftës së ftohtë ishte konfirmimi për Amerikën të besimit tradicional në pashmangshmërin e revolucionit demokratik dhe zgjerimit të sistemit ndërkombëtar, të bazuar në sundimin e ligjit.
Megjithatë, historia ruse është më e komplikuar. Për vendin i cili me shekuj ishte caku i sulmeve, sikurse nga perëndimi ashtu edhe nga lindja, siguria gjithmonë do të ketë je vetëmbazën juridike por edhe atë gjeopolitike. “Detyra e cila qëndron para nesh është konsolidimi i të dyja këndëvështrimeve, juridike dhe gjeopolitike në një koncept”, konsideron Kisingjeri. Ai cek se të dy anët janë të interesuar që situata e tanishme e ndryshueshme dhe jo e sigurtë të shëndërrohet në “baraspeshën e re, sa më shumë njëpolare dhe globale”. Ish sekretari shtetëror shkruan se jostabiliteti i tanishëm në vetveten e saj nuk ka diç të ngjajshme me të kaluarën. Më heret të gjitha kërcënimet botërore vinin nga vendet të cilat kishin më shumë pushtet. Tani kjo ka ndryshuar: kërcënimet janë më shpesh pasojë e mungesës së pushtetit shtetëror dhe rritjes së numrit të territoreve jo të kontrolluara. Kisingjeri është i bindur se asnjë shtet, sado që të jet i fuqishëm, nuk është në gjendje vetvetiu të ballafaqohet me rritjen e “pushtetit vakum”. Kjo kërkon bashkëpunimin e përhershëm të SHBA-ve, Rusisë dhe shteteve tjera të mëdha”.Qëllimi i bisedimeve në mes SHBA-së dhe Rusisë duhet të jetë ndërtimi i koncepteve të marrëdhënieve, në kuadër të së cilës mund të rregullohen mosmarrëveshjet, konsideron Kisingjeri. “Në formimin e botës unipolare Rusinë duhet konsideruar si element kyç i çdo barazpeshe të re globale, e jo si kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan ai në artikullin e vet.Ish sekretari shtetëror amerikan nuk është i befasuar me mungesën e progresit në bisedimet për Ukrainë dhe Siri, pasi që ato mbahen”pa korniza strategjike të dakorduara”.
Kisingjeri konsideron se Ukraina do të duhej të ishte”urë në mes Rusisë dhe Perëndimit, e jo avangardë e ndonjë vendi”. Sa i përket Sirisë, ish shefi i State Departmentit ka cek se vetëm”përpjekjet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë të kordinuara meshtetet tjera të mëdha do të mund të krijojnë modelin për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët paqësore në Lindjen e Afërt, e ndoshta edhe në rajone tjera në botë”.
Burimi: sputniknews