Bosna Hersek

Qytetii vogël me 200 bineq

Buzhimi, qyteti i vogël në veriperëndim të Bosnjës e Hrcegovinës është njëri nga komunat më të reja me 20.000 banor, i cili mund të lëvdohet me një numër të madh të bineqëve, janë mbi 200. Gati kudo në këtë qytet do të takoni bineq. Për vetëm disa minuta në qendër të Buzhimit jemi bindur në këtë fenomen të pranishëm në këtë qytet, në mesin e familjeve Vuçelj, Isakoviq, Handanoviq, Duranoviq, Mamiq, Buniq, Çatiq, Duliq, Dizdareviq, Bajriq, etj. Zymreta Hoxhq, ofiçare në Zyrën e ofiçarisë të komunës së Buzhimit, thotë se “kjo me vite është prezente, dhe këtë e kam trashëguar me rastin e ardhjes në këtëvend të punës. Është numri i madh i rasteve që familjet kanë edhe nga dhjetë, bile edhe pesëmbëdhjetë fëmijë, e në mesin e tyre edhe mjaft bineq”. Nuk ka, klasë në shkollat fillore dhe të mesme, e të mos kenë bile një çift bineq.”Kështu është me vite”,thotë pedagogia në shkollën fillore Emina Vuçelj, e cila u mësua tani të punojë në shkollë me numrin e madh të bineqëve.”Bineqët nuk keqpërdorin këtë pozitë të tyre të ndryshme në klasë dhe janë situata të radha që të prezantohen me emrin e vëllaut apo motrës, që më parë ka pas raste të tilla. Të gjithë janë të mirë, por dijnë edhe të bëjnë shaka në këtë mënyrë”.”Vështirë është të sqarohet”, janë fjalët e Ahmet Dizdareviqit i cili po ashtu ka bineq.”Njerëzit janë të shëndosh, natyra këtu është e pastër e shëndetshme.”Në familjen e Beqir Salkiqit janë dy palë bineq, në mesin e dhjetë fëmijëve. Beqiri në shaka thotë se është në “mesin e modestëve” kur është fjala për numrin e fëmijëve. “Të gjithë i kam shkolluar. Në spital as unë, as bashkëshortja, as një fëmijë gjer tani nuk ka shkuar”, tregon Beqiri, duke shtuar se kriza ekonomike aktuale këtu nuk ka lënë gjurmë.”Një fëmijë, si asnjë.Beso, kur të do fati të kesh edhe dhjetë, nuk e ke problem.”kur në luftë më lindën bineq, në kërkim  karrocash fëmijësh më kanë dërguar në një familje, tjetrën, të tretën, të dhjetën,...të gjithë kishin bineq. Pastaj ia nisa të hulumtojë dhe më tutje kuptova se kjo është dukuri normale dhe se kjo nuk ishte kurrfarë dukuri e luftës”. Vuçelji cek se kjo dukuri është elidhur për femra, jopër meshkuj, pasi që “njoh shumë njerëz të cilët nuk janë nga Buzhimi, por janë të martuar nga këto anë dhe kanë bineq. Edheunë nuk jam nga Buzhimi, por është bashkëshortja ime”. Edhe kjo ka ndikuar që prindërit e bineqëve të nisin iniciativën që Buzhimi të shpallet zyrtarisht “qytet bineqësh”. Këshilli komunal do të duhej në shkurt, me rastin e shenimit të 20 vjetorit të ekzistencës së kësaj komune të re, të bijë këtëvendim

Burimi: globalcir