Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran: Zgjedhjet garantojnë jetëgjatësinë e sistemit, demokracinë fetare
Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran, Huxhat ul-Islam Kazem Seddiki tha në hytben, predikimin e tij të parë se zgjedhjet jo vetëm i garantojnë sistemit jetëgjatësinë, por edhe mbrojnë atë në aspektin e demokratik fetar.
Pjesëmarrja në zgjedhje është edhe një e drejtë dhe një mundësi për të krijuar një ekip kombëtar dhe për të bllokuar rrugën për depërtimin e armikut, shtoi ai.
Në një pjesë tjetër të predikimit tij, Huxhat ul-Islam Kazem Seddiki tha se fitorja e Iranit në bisedimet bërthamore dhe nënshkrimi i Planit të Përbashkët të Veprimit Gjithëpërfshirës (JCPOA) ishin rezultat i rezistencës së popullit nën udhëheqjen e Liderit Suprem, Ajetullah Hamenei.
Presionet e vendosura në mënyrë të padrejtë nga armiku nuk e shkurajoi popullin e Iranit, por e ka ndihmuar popullin tonë të sheh fytyrën e vërtetë të armikut të tyre, shtoi ai.
Huxhat ul-Islam Kazem Seddiki tha se kërkesa e njerëzve pas nënshkrimit të Planit të Përbashkët të Veprimit Gjithëpërfshirës (JCPOA) është shërimi i recesionit ekonomik dhe problemi i papunësisë, duke shtuar se nuk është e këshillueshme të importojmë mallra të konsumit perëndimore dhe për thelluar më tej hendekun mes të pasurve dhe të klasës së varfër.
Ndërkohë ai theksoi nevojën për të luftuar kundër varfërisë në shoqërinë iraniane, duhet të eleminohet hendeku midis klasave të ndryshme shoqërore, duhet të eliminohet uria e disa qytetarëve dhe mbi-ngrënia e disa të tjerëve, deri në atë masë sa që ata kanë probleme gjatë ecjes, këto janë të patolerueshme.
Burimi: IRNA