Turqi

Stambolli renditet i nënti në listën e turizmit botëror

Stambolli, në Turqi, renditet  i nënti  në listën e turizmit botëror
Stambolli, në Turqi, renditet i nënti në listën e turizmit botëror

Antalia renditet e 11-ta të cilen turistët ende e favorizojnë në destinacionet turke, një nga qytetet më të vizituara, sipas raportit të Euromonitor.

Stambolli mori vendin e nëntë, dhe Antalia u rendit e 11-ta  në Top 100 Destinacionet e Qyteteve lista e Euromonitorit, sipas një raport të publikuar  të premten, i cili monitoron numrin e turistëve të huaj që arrijnë në vendet turistike.

Artvin i Turqisë, një destinacion në Detit të Zi, sipas listës është në vendin e fundit, në numrin 100.

Wouter Geerts, analist i udhëtimeve në Euromonitor në Londër, vuri në dukje se qytetet në renditjen më të lartë në listë si Stambolli dhe Antalia kanë pasur rritje të turizmit në vitin 2014, pavarësisht nga tensionet gjeopolitike.    Ai  i atribuohet kësaj performance  pozitive vazhdimësisë së rritjes ekonomike në destinacionet kryesore.

Mbërritjet e vazhdueshme u rriten në qendrat urbane globale në vitin 2014, duke ilustruar rëndësinë ekonomike të turizmit të qyteteve të botës,  vuri në dukje, Wouter Geerts.  

Hong Kong-u  ka mbetur në numrin një në renditje siç ishte gjatë pesë vitet e fundit, sipas raportit.

Londra është e dyta, pastaj është  Singapori në vendin e tretë.

Stambolli u ngjit dy vende më lartë, dhe tani renditet i nënti në listen e dhjetë qyteteve më të vizituara në botë, me një rritje 13.2 për qind në numrin e vizitorëve  prej 11.8 milionë në vitin 2014. Raporti vuri në dukje se një numër në rritje i vizitorëve vijnë në Stamboll nga Gjiri  Persik dhe shtete të tjera arabe , sepse ata ndihen në Stamboll si në vendlindje.

Rritja ekonomike në Turqi është gjithashtu ajo që është duke tërhequr numër të madh të biznesmenëve në qytetin më të madh të Turqisët.

Antalia tërhoqi 11.1 milion turistë në vendpushimet e saj luksoze dhe në plazhet e famshme të saj.

Dhe qytetin Artvin e vizituan 1.8 milion turistë në vitin 2014, që do të thotë pakëz pas Taichung-ut në Tajvan.

Burimi: World Bulletin