Iraku

Ministri i Luftës i ISIS-it është vrarë nga një sulm ajror afër, Mosulit, Irak

Xhelal  Hamdan Al-Naama, ministër i luftës në radhët e grupit terrorist ISIS, është raportuar se është vrarë në një sulm ajror nga koalicioni perëndimor pranë qytetit të Mosulit, në veri të Irakut, raportuan zyrtarët të enjten.

Një sulm ajror goditi një ndërtesë në afërsi të qytetit Mosul, ku më shumë se 20 zyrtarë të ISIS-it u takuan të enjten në mbrëmje.

Xhelal Hamdan Al-Naama u vra së bashku me më shumë se 20-të zyrtarë të tjerë kryesor të  ISIS-it nga sulmi ajror.

Sulmi ajror kishte në shënjestër nën-qarkun e el-Hadr në periferinë e Mosulit, ku anëtarët kryesor të ISIS-it ishin në mbledhje-takim, tha një officier në departamentin e policisë së Ninive, duke folur në kushte anonimiteti.

Avionët luftarakë të koalicionit kanë përcjellur konvojin e ISIS-it  derisa të gjithë anëtarët kryesorë  kanë hyrë në një ndërtesë për të mbajtur një mbledhje el-Hadr. Avionët luftarakë bombarduan pastaj të gjithë ndërtesën dhe vranë tërë militantë atje, duke përfshirë ministrin e luftës të ISIS-it, Xhelal  Hamdan Al-Naama, tha burimi.

Kjo ndodhi  vetëm një ditë pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditi disa baza të ISIS-it  në afërsi të qytetit Tirkit në provincën qendrore Salah al-Din të Irakut, që kishin në shënjestër disa komandantë të ISIS-it. Të paktën tre komandantë të ISIS-it  ishin mesin e  vrarëve në sulmet ajrore, duke përfshirë Nimraddin Ebu Aisha, komandantin saudit në radhët e ISIS-it, Ebu Marvan al-Xhezairi, terrorist algjerian dhe administrator i zyrës financiare të ISIS-it në provincën Salah al-Din, dhe Rukan al -Shami, militant sirian dhe kreu i qendrës së sigurisë të ISIS-it në province qendrore Salah al-Din.