60.000 Seanca Kur'anore janë planifikuar në përvjetorin e Revolucionit Islamik
60.000 shkolla në të gjithë Iranin do të organizojnë Seanca Kur'anore muajin e ardhshëm për të shënuar përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik.
Sipas Muhammed Reza Musajjibzadeh, drejtor i përgjithshëm në Minstrinë e Arsimit, me këtë rast do të hapen Ekspozita Kur’anore.
Këto ekspozita do të paraqesin të arriturat Kur'anore të Ministrisë dhe aktivitetet Kur'anore të nxënësve të shkollave, shtoi ai.
Miliona iranianë anembanë Iranit më 1 shkurt do të fillojnë dhjetë ditët e festimeve që shënojnë përvjetorin e 37-të të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979 që i dha fund monarkisë, regjimit të Pahlavit të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Populli i Iranit përmbysi regjimin e shahut (mbretit) Pahlavi 35 –së vjet më parë, i përkrahur nga Shtett e Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë fund sundimit monarkik në Iran që zgjati 2500 vjet.
Revolucioni Islamik drejtohej nga i ndjeri Imam Humeini (r.a.) i cili krijoi një sistem të ri politik të bazuar në vlerat Islame dhe demokracisë.
Burimi: IQNA News