Pierre Siramy : Hashim Thaçi është agjent i i Francës
Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish –shefi i shërbimit francez, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit, është i përfshirë Arnaud Danjean në atë kohë Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është furnizuar me armë nga Parisi.
Në Francë, ekzistojnë histori të cilat preferohen të mbeten sekrete, por gjithnjë në kuadër të diplomacisë. Franca ndonjëherë dëshiron të ndikojë nën hije. Shërbimi Sekret Francez funksionon në atë mënyrë se kur duhet të ndërmerret ndonjë aksion jashtë shtetit, ata iu bëjnë thirrje agjentëve të tyre, që është mjaft e vështirë të dihet numri i saktë i tyre.
Oficeri i atëhershëm hulumtues për çështje të Ballkanit, njëherësh edhe mik i Hashim Thaçit gjatë luftës, Arnaud Danjean, thotë se trajtimi i shërbimit sekret më një personaliteti të fushës politike quhet para diplomaci.
Hulumtimi jonë fillon në Ballkan, në ish – Jugosllavi, gjegjësisht në Kosovë. Kosova ka qenë një provincë e Serbisë, e që pavarësinë e saj e shpall në vitin 2008. Atë ditë, një grumbull njerëzish janë mbledhur në qendër të Prishtinës, për të festuar shpalljen e pavarësisë, por edhe të shpallin fitues heroin e tyre, Hashim Thaçi.Se a u bë Hashim Thaçi agjent sekret, Siramy thotë, ‘Po, ai është bërë agjent” dhe gjithçka ka filluar larg fushëbetejës, në Rambuje.
Sipas njeriut qe punoi për 25 vite në këtë shërbim, Thaçi ishte dhe vazhdon të jetë agjent I këtij shërbimi, edhe pse tani gëzon postin e kryeministrit. Gjatë kohës kur Thaçi u zgjidh kryeministër, në Bruksel u akuzua për trafikim organesh nga senatori zviceran, Dick Marty.
Marty ishte mandatuar nga deputetët europian për të hulumtuar krimet e kryera të UCK-së para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Në raportin e tij qindra faqe, krimet ishin të shumta, por edhe emri i Hashim Thaçit përmendej shumë shpesh.
Në këtë raport të Dick Marty’t, ndër emrat e shumtë të përmendur, është edhe emri i Azem Sylës, ish shefi i shërbimit sekret të Kosovës. Sipas këtij raporti, thuhet se Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij, kanë zhdukur gjithsej 470 persona.