Kulturë

Konferencë e Studimeve Kur’anore në Londër

Konferenca e Gjashtë Ndërkombëtare për Studime Kur'anore do të mbahet në Londër, Angli, në vitin e ardhshëm, më 2016.

Organizuar nga Instituti Kur'anor Ndërkombëtar, konferenca do të ketë tema   me interes universal , sipas faqes së internetit të institutit.

Temat e përgjithshme që do të merren parasysh janë, por nuk kufizohen, si vijon më poshtë:

- Shfaqja e qeverive islame dhe udhëzimet e tyre Kur'anore.

- Ligji në Ku’ran dhe lidhja e tij në ndërveprim me ligjet laike, si dhe të drejtën ndërkombëtare.

- Bankat Islame dhe tregjet financiare; Themelet e tyre në Kur'an  dhe gjithashtu analiza e sistemeve aktuale Islame me kushte  Kur'anore. 

 - Përgjigjet Kur’anore ndaj sfidave intelektuale dhe filozofike me të cilat përballen muslimanët si pyetjet e ngritura nga ateizmi dhe ideologjitë dhe idetë tjera.

- Themeli Kur'anor i tendencave shpirtërore dhe mistike brenda dhe jashtë Botës Muslimane

- Zhvillimi i mbulimit mediatik të temave Kur'anore.

- Një eksplorim i letërsisë me qëllim të sqarimit të dimensioneve të ndryshme të ndikimit nga Kur’ani mbi botën e dijes, politikës, shoqërisë, psikologjisë dhe kështu me radhë.

- Punimet e ndërmarra për të zhvilluar një pasqyrë në interpretimet tradicionale dhe hermeneutikës të Kur'anit të Shenjtë.

- Gjuha arabe e Kur'anit, a është në rënie apo është duke u mbështetur nga ardhja e mediave të reja?

- Përkthimi i Kur'anit të Shenjtë.

   - Strukturat etike të sugjeruara nga Kur’ani dhe se si këto struktura të ndihmuara nga komunitetet muslimane gjatë gjithë historisë të jenë  moralisht të balancuara dhe në paqe.

- Shërimi mendor dhe pasuria terapeutike e ajeteve Kur’anore në përshkrimin me metodologji të recetave për të mbajtur çrregullime mendore të tilla si depresioni në kontroll.

- Ndikimi i Kur'anit dhe studimeve Kur'anore në diskursin e mendimit fetar në të gjithë botën.

- Mënyrave të reja të interpretimit të Kur'anit, pikat pozitive dhe negative, një opinion kritik.

Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në konferencë, duke përfshirë prezantuesit duhet të regjistroheni. Sa për dorëzimin e abstraktit, abstrakti me 250-fjalë në MS Word duhet të jetë i formatuar për të përfshirë metodologjinë, të dhënat origjinale dhe rezultatet, dhe përfundimin.

Për më shumë informacion, vizitoni http://quran-institute.org.uk/.

Burimi: IQNA News