İran

Irani brenda tre vitesh do të blejë 500 avion civil

Irani veç në mars planifikon të blejë 114 avion nga prodhuesi evropian Airbus,ndërsa po hulumtohen edhe mundësitë tjera ofertuese në treg, ka thënë të dielën zyrtari i lartë iranian, vendi i të cilit me vite të tëra ishte nën izolimin ndërkombëtar dhe nën sanksionet të vendosura nga Kombet e Bashkuara. Vendit i duhen branda tri viteve të ardhshme 500 avion civil, ka thënë deputeti Mehdi Hashemi, kryesuses i këshillit parlamentar për zhvillim, në takimin e parë me përfaqësues të botës ndërkombëtare të biznesit.Ministri i transportit të Iranit Abas Akhondi ka deklaruar para gazetarëve në konferencë për shtyp se Teherani për detaje do të bisedojë me kompaninë Airbus gjatë javës së ardhshme, ndërsa ceku se është i interesuar të bisedojë edhe me prodhuesin amerikan të avionëve Boing.

Teherani do të ripërtërijë flotën e vjetëruar të avionëve civil, e cila ishte e goditur vite me radhë ngamungesa e pjesëve rezerv për shkak të sanksioneve shumëvjeçare tregtare të cilët ia kanë imponuar Washingtoni dhe qendrat tjera perëndimore.  Hashemi ka bërë ftesë investuesëve ndërkombëtar dhe kompanive për prodhimin e avionëve që të shpejtojnë në Iran pas ndërprerjes së sankcioneve. ”Ejani me oferta. Duam përpilimin e kontratave të reja së më shpejt, për të kompensuar atë që kemi humb në periudhën e kaluar”, ka deklaruar Hashemi.

Pas disa viteve të izolimit ekonomik, javën e kaluar janë shfuqizuar sanksionet kundër Teheranit, në këmbim të marrëveshjes së arritur për kufizimin eprogramit nuklear iranian. Me këtë marrëveshje janë liruar medhjetëra miliard dollar të ngrira iraniane dhe janë hapur dyert për kompanit botërore të cilëve iu është ndaluar afarizmi me Iranin gjatë kohës që ishin në fuqi sanksionet ekonomike dhe tregtare të vendosura nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Burimi: Al Jazeera