Shqipëri

Drejtuar Parlamentit të Shqipërisë: Të nderuar Deputet edhe Ministra, e nderuar Opozitë!

Doja t'ju urojë, në planë të parë, suksese në punën tuaj për të rimëkëmbur  vendin pavarësisht se shpresat tashmë janë të pakëta.

Unë morra guximin të shkruajë këtë Memo në kuadër të reformës së punësimit e cila është një reformë tepër shqetësuese për vendin tonë. Do të doja ti propozojë Parlamentit edhe Opozitës në vecanti të mbajnë një seancë plenare të tipit debat mbi reformën e punësimit në Shqipëri, rregullat e calëta dhe pasigurinë që qëndron tek punëkërkuesi për të besuar tek një punëdhënës. është shumë e gabuar metoda e punësimit provë (praktikum) pa të drejtë pagese. Nëse duam të hyjmë në Europë, më thoni një shtet Europian që praktikon këtë metodë, sepse unë në cilindo shtet kam punuar deri tani, qoftë praktikum apo jo, jam paguar për punën time. Europa vlerëson mundimin edhe kohën e cmuar. Unë i propozojë parlamentit të vendosë një ligj të ri mbi rregullat e punësimit nga punëdhënësit.

1. Punëdhënësi, në raste praktikumi, duhet të paguajë punëkërkuesin me gjysmën e pagës së pagës së plotë. Psh: nga 250.000 lekë të vjetra që merr një punëkërkues në privat, të paguhet me rreth gjysmën e pagës në mënyrë që të hiqet sensi i shfrytëzimit të punëkërkuesit i cili është bërë shumë sundues në tregun tonë të punës. Në raste mosrespektimi nga punëdhënësi, punëkërkuesi të ketë të drejtën e denoncimit në autoritete.

2. Të reduktohet afati i praktikumit nga 1 muaj apo më shumë, në 1 javë ose 2 në ëmnyrë që të reduktohet dëshira për shfrytëzim nga punëdhënësi dhe dëshira për të ndërruar punonjës 1 herë në muaj me justifikimin se nuk kaluan provën mujore. Në këtë rast punëdhënësi del i fituar se i bëhet puna që do, kurse punëkërkuesi del i humbur dhe i shfrytëzuar, sepse nuk ka fituar vendin e punës plus ka harxhuar kohën e tij 30 ditore, plus është i shfrytëzuar.

3. Ti jepet e drejta e dënoncimit penal punëkërkuesit në rastëse punëdhënësi e shkarkon atë nga puna për arsye banale sicn ndodh rëndomtë në Shqipëri, pa respektuar kontratën. Ti jepet rëndësi kontratës Pronar-nënpunës në mënyrë që të rediktohen abuzimet me kontratat edhe të zhduken shkarkimet pa arsye nga puna për arsye politike apo afera korruptive. Me denoncimin penal pronari të paguajë dëmshpërblim për mosrespektim kontrate. Ky ligj të mos jetë i vlefshëm tek punonjësit e shkarkuar për dëme që i kanë shkaktuar Kompanisë apo shtetit, apo në rastëse ndiqen penalisht për vepra penale.

4. Të rritet rroga me 20% e punonjësve në sektora privat, por edhe shtetërorë dhe të fitohet e drejta e kredisë edhe për ata që punojnë në privat në mënyrë që të kenë të drejtën e strehimit edhe ata që nuk janë pjesë e administratës shtetërore.

5. Të papunët të regjistruar në zyrën e Punësimit të pajisen me asistenca sociale deri në 150.000 lekë të vjetra në muaj dhe të strehohen në banesa socjale ku ujë edhe drita të jenë falas, deri në ditën që ju del vendi i punës në mënyrë që të mos ndjehet fenomeni i papunësisë edhe varfërisë ekstreme.

Këto pika të sipërpërmendura aplikohen nga të gjitha shtetet europiane me në krye Gjermaninë. Madje edhe Itali, Greqi që janë tashmë shtete në krizë, i aplikojnë këto pika që kam propozuar më sipër. Urojë të merret parasysh propozimi im i mësipërm në mënyrë që të luftohet kështu fenomeni i varfërisë, papunësisë, shfrytëzimit dhe korrupsionit! Pra me pikat e sipërpërmendura luftohen 4 njolla të errëta të cilat pengojnë integrimin e vendit në BE, për arsye se absolutisht të gjitha vendet e BE-së i kanë pjesë të reformave të tyre këto pika.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Gazetarja: Alma Prifti

Ps: Një kopje do ti dërgohet Partisë Socialiste, një Partisë Demokratike, një  Parlamentit.