Ekzekutimi Shejh Nimr-it, Rijadi humbi mesazhin për rajonin
Vëllai i Shejh Nimr el-Nimr, i cili u ekzekutua nga Arabia Saudite të shtunën, theksoi se ky veprim është një mesazh i humbur në rajon që Rijadi është ende i fuqishëm.
Duke komentuar mbi ekzekutimin e figurës së shquar fetare, Muhammed Al-Nimr theksoi se lëvizja pro-demokracisë në Mbretërinë Saudite Lindore do të vazhdojë, raportoi Al-Manar.
Kanë gabuar, janë mashtruar, dhe janë të devijuar ata që mendojnë se vrasja e Shejh Nimr-it do të na frikësojë për të kërkuar të drejta tona të ligjshme, tha Muhammed Al-Nimr në Twitter menjëherë pasi media raportoi ekzekutimin e Shejh Nimr së bashku me 46 njerëz të tjerë.
Ekzekutimi është parë edhe si një mesazh për Sauditët që në qoftë se kërkoni të drejtat tuaja , aëherë ato do të plotësohen nga shpata e xhahilijetit (injorancës), tha vëllai i Sheikh Nimr-it, Muhammed el-Nimri.
Një ditë, sektarizmi do të zhduket dhe do të jemi në një gjendje më të mirë, tha Muhammed Al-Nimr.
Autoritetet saudite njoftuan të shtunën se kishte ekzekutuar Shejh al-Nimr së bashku me 46 të tjerë.
Shejh al-Nimr ishte një përkrahës i zëshëm i protestave madhështore pro-demokracisë dhe kundër Rijadit, të cilat shpërthyen në provincën lindore në vitin 2011, ku jeton popullsia muslimane me shumicë shiite e cila është ankuar për një kohë të gjatë për shkak të margjinalizimit.
Burimi: IQNA News