DONIKA : sa më shpjet të ikin qeveritarët, aq më të vogla do të jenë dëmet
Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se në Kosovë ka shumë arsye për të protestuar.
Shkrimi i plotë i Kadaj-Bujupit në Facebook:
Shkelësit e ligjit, keqpërdoruesit, abuzuesit me detyre zyrtare (rasti i ish-kryetarit te gjykatës), herët apo vone bien ne grackën e vet. Drejtësia vonon, por amnisti te përjetshme s'ka.
Megjithatë, gabimet e tyre po i paguajmë Ne, populli dhe vendi. Për shkak te vendimeve te shantazhuara në Kosove, iu mohua shumicës te krijojë qeverinë. PDK zaptoi ulësen e kuvendit për gjashte muaj, ndërsa Enver Hasani, ne mënyrë te jashtëligjshme legjitimoi veprimet zaptuese.
Edhe vendimet e sotme te këtij pushteti jo legjitim do ta kenë çmimin e vet, nesër. Prandaj, sa me shpejt te ikin këta, demet do te jene te me vogla.
Ka shume e shume arsye qe te shihemi ne protesten e radhes.