Pacolli: Populli i Kosovës një ditë do t’ ju mallkojë !
Presidenti i Aleancës Kosova e Re AKR, Behgjet Pacolli ka thënë se si qytetarë i Kosovës si dhe qytetarët kanë filluar që të ndjen të turpëruar për atë se çka po flitet e po shkruhet në mediat ndërkombëtare për vendin tonë.
Po ashtu, ai në emër të qytetarëve të Kosovës ka thënë : “Po më vjen shumë keq si një grusht njerëzish, madje të zgjedhur nga populli, sot e mbajnë peng Kosovën. Unë atyre u them se i kanë kaluar të gjitha limitet. Kosova nuk është pronë e tyre. Njerëzit që qeverisin e ata qe po e shkatërrojnë çdo ditë, janë duke e trajtuar Kosovën pa respekt, e kanë grabitur dhe e kanë përdhunuar.
Ne, qytetarët e Kosovës, jemi lodhur të turpërohemi para të tjerëve që jemi të Kosovës, të një vendi të mjeruar ku dominon huliganizmi, korrupsioni, papunësia, hajnia, anarkia, papërgjegjësia, josinqeriteti e padija e liderëve politikë. Mos u byrytni më se e keni tepruar me mënyrat e sjelljeve të juaja primitive, nuk keni bërë asgjë për Kosovën dhe për popullin e saj, jeni vetëm duke e degraduar pa mëshirë.
Populli i Kosovës është duke e paguar faturën tuaj të shtrenjtë dhe për këtë një ditë do të ju mallkon”, ka shkruar Pacolli në Facebook