Gjermani

Gjermani:Duhet hedhur në erë xhamitë selefite- vehabite

Ekstremi I Djathtë në Gjermani kanë ngritur një grup për të kryer atentate kundër xhamive dhe qendrave të pritjes së emigrantëve në Gjermani . Prokuroria Federale Gjermane ka akuzuar tre burra dhe një grua, anëtarë të ekstremit të djathtë prë këtë çështje shumë alarmuese për bashkëqytetarët e Gjeramnisë.

. Sipas hetuesve, grupi i quajtur Shoqëria e Traditave të Vjetra ka lindur në internet dhe ka nxitur urrejtjen përmes chat-eve dhe rrjetit social Facebook.

Nga fillimi i muajit maj, grupi ka blerë në rrjet sasi të mëdha materialesh piro-teknike për të prodhuar eksploziv. Për të përforcuar efektin e bombave artizanale, ata synonin të përdornin edhe gozhda e objekte të tjera prehëse.

Sipas prokurorëve, në shënjestrën e grupit ishin predikues salafitë, xhami dhe qendra refugjatësh. Personat nën hetim janë: Andreas H. 57 vjeç, Markus W. 40, Denise G. 23 dhe Olaf O. 47 vjeç.

Procesi ndaj kësaj celule neonaziste pritet të mbahët në Gjykatën e Apelit të Mynihut, shton më tej “Der Spiegel.

Plani është zbuluar në një kohë kur fryma anti-emigrantë në Gjermani ka arritur kulmin, pas ngjarjeve të natës së ndërrimit të viteve në Këln, ku azilkërkues afrikanë e arabë dhunuan femrat që po festonin në qendër të qytetit.