Iraku

ISIS –i kërkon nga xhihadistët në Mbretërinë e Bashkuar që të rruajnë mjekrrat, të shmangen nga xhamitë dhe të vendosin kryqa

Broshura, e quajtur Siguria dhe Udhëzimet e Sigurimit për Lone Wolf Muxhahidët, ofron një pasqyrë trishtuese në nivelet e përgatitjes të pritura nga ata që duan të shkaktojnë kasaphane  në Evropë. 

Një Manual për terror prej 58-faqeve, e cila në ballinë ka një ndërtesë të  djegur të stilit perëndimor,  e cila shpërthen papritur duke shkaktuar ndikim maksimal.

Broshura kërkon që terroristët e ushtruar të kryejnë sulme, , por që ata të mos hetohen apo të vërehen.

Ajo gjithashtu shpjegon se si klubet e natës, përplotë muzikë me zë të lartë dhe  me njerëz të dehur, janë vendi i përsosur për të diskutuar rreth planeve terroriste pa u regjistruar.

Synimi kryesor udhëzues i brochures udhëzuese është domosdoshmëri që të  përziemi me mënyrën perëndimore të jetës dhe të shmangemi nga dukja apo  pamja në kërkim si një mysliman 'në mënyrë që të mos qëndrojmë nën radarin e shërbimeve të sigurisë.

Në parathënie shkruan: Pa dyshim se sot, në epokën e ujqëve të vetmuar, vëllezërit në Perëndim duhet të dinë disa gjëra të rëndësishme në lidhje me sigurinë për të siguruar sukses në operacionet e tyre.

Ne menduam shumë për vëllezëtit jo-arabë, që nuk flasin arabisht, do të gjejnë  gjëra interesante dhe mund të aplikojnë për atë në operacionet e tyre të bekuara.

Broshura është përkthyer në gjuhën angleze për ata që nuk e flasin gjuhën arabe në Perendim.

Lexuesve po i kërkohet që të vejnë një kryq të krishterë, të spërkaten me livondë pas rrojes, t’i rruajnë mjekrrat dhe madje të largohen nga takimet, nga tubimet e namazit dhe të shmangen nga xhamitë  për të mos u zbuluar.  

Ka edhe këshilla edhe për atë që nbajnë  stoli dhe në cilën dorë të vendosin  orën.

Terroristëve potencialë ju është thënë: Në qoftë se ju mund të shmangeni nga mjekërra, nga përdorurimi i  misvakut, nga broshura e namazit, dhikrit, kjo është më mirë.

Është e lejuar për ju që të vendosni në gjoksë një kryq të krishterë.

Siç e dini, të krishterët - apo edhe perëndimorët ateistë me prejardhje të krishterë – e vendosin kryqin në gjoksin e tyre.

Por  ju nuk mund të vendosni  kryqin në qoftë se ju keni një emër mysliman në pasaportën tuaj, sepse atëherë kjo mund të duket diçka e  çuditshme.

Në qoftë se ju doni të përdorni parfum, mos e përdorni  parfumin  jo-alkoolike që muslimanët e përdorurin,  por përdorni parfum  e përgjithshëm  me alkool sikur e bëjnë të gjithë.

Nëse ju keni orë, atëherë mos e veni orën në dorën tënde të djathtë, pasi kjo është një shenjë që ju jeni fetar.

Nëse keni unazën e martesës, atëherë është më mirë që venin një të arit ose më mirë mos e veni fare.

Një unazë argjendi mund të bie në sy se ju jeni fetar, ndërsa Islami e ndalon për meshkuj unazën prej ari.

Broshura, gjithashtu, ofron këshilla të tjera:

“Mjekrra juaj duhet të rruhet të paktën dy herë në javë.

Në qoftë se ju nuk veproni kështu, atëherë ju mund të diktoheni.

Nëse ju keni mundësi duhet t’i qethni flokët tek një berber apo floktar profesionist, pra, përpiquni të bëni kështu.

Nuk ka nevojë të përdoni përshëndetjen Islame të zakonshme si Selam Alejkum, 'fik barakallah' ose 'Hajr jazakallah dhe kështu me radhë.

Dhe këshilla se ku duhet bëhet një akt terrorist janë dhënë gjithashtu.

Autori thotë: Një klub nate, për shkak të muzikës me zë të lartë, me njerëz të dehur dhe turma, në fakt mund të jetë një vend i mirë për të diskutuar fshehurazi detajet e një operacioni.

Broshura gjithashtu thekson se ku të fshehen pasaportat e rrejshme.

Autori thotë: Një nga vëllezërit ka udhëtuar me një pasaportë false portugeze nga Britania e Madhe në Kanada.

Vëllai ka pasur statusin e refugjatit politik në Britani kështu që asgjë serioze nuk i ndodhur atij.

Në rastin e ujqëve të vetmuar, ju jeni të mbrojtur, sepse ju keni një pasaportë perëndimor.

Ai thotë: Ata na mësojnë gjëra që ne kurrë nuk i kemi menduar dhe ne mund të shohim dobësitë e tyre.

Udhëzuesi, gjithashtu, këshillon se si të shkatërrohen ndërtesat qeveritare, para fillimit të një sulmi të jeni të sigurtë për numër sa më të madh të viktimave dhe mënyra më e mirë është\ kur të ketë ndonjë  një gjeneral të ushtrisë apo figurë publike.

Instruktori i ISIS-it thotë: Kjo është arsyeja pse ne (preferojmë) persona tashmë nga Perëndimi në vend të dërgimit të njerëzve nga këtu.

Sepse në Perëndim, ju tashmë e dini mjedisin, si flasin njerëzit dhe si sillen.

Broshura është duke u ndarë gjerësisht në mediat sociale, dhe ndërsa ende nuk dihet nëse ata që janë përgjegjës për masakrën e Parisit kanë pasur qasje në të, ka pasur raporte vijuese se Abdelhamid Abaaoud dhe Salah Abdeslam, kishin filluar të veshen me veshje të stilit perëndimor, nuk shkonin xhami dhe që jetonin jo si musliman, por si batakçi.

Një total prej 130 njerëzve u vranë dhe rreth 300 u plagosun nga sulmet  vetëvrasëse dhe me armë në klubet e natës  Bataclan, Stade de France dhe në një sërë baresh dhe restorantesh në kryeqytetin francez, në Paris..

Burimi: UK express