Kosova

Muslimanët po përballen me katolikë fajdexhijë

Edhe në kohën e ish Jugosllavisë ekzistonte kjo dukuri e ligë në mesin e shqiptarëve, por pas luftës në Kosovë njerëzit janë më shumë të atakuar me fajdexhinjët dhe kamatat e parezistueshme. “ Fajdeja definohet si kredi e zezë dhe mund të çojë deri në vetëvrasje. Problemi i fajdeve është problem i vendeve në tranzicion dhe është fenomen i izoluar sepse fajdexhinjtë i qërojnë hesapet mes vete”, tha Gashi,

Në qytetin e Prizrenit  kjo dukuri zhvillohet më me lehtësi, andaj edhe shumë qytetarë kanë pësuar ose me vdekje në mes të Shadërvanit ose me vetëvrasje në mënyra të ndryshme, e më e keqja e gjithë kësaj është kur huamarrësi nëse nuk ka mundur ta kthej borxhin e duhur atëherë iu është marrë me pamëshirë bija apo gruaja e shumë gjëra të paligjshme që kanë shkatërruar familjet tona muslimane duke prekur në moral.  

Lidhur me këtë dukuri debatohet shumë në kanalet TV sidomos në qytetin e Prizrenit duke përfshirë këtu autoritete të larta si dhe nga polici dhe Prokuroria e Prizrenit.

Nebih Hoti tha se Policia e Kosovës ka nisur me të madhe luftën kundër fajdeve, dukuri kjo që tha se është përhapur shumë dhe prek të gjitha shtresat.

 “Fajdeja definohet si kredi e zezë dhe mund të çojë deri në vetëvrasje. Problemi i fajdeve është problem i vendeve në tranzicion dhe është fenomen i izoluar sepse fajdexhinjtë i qërojnë hesapet mes vete”, tha Gashi,

Kurse Hoti tha se fajdexhinjtë veprojnë përmes ndihmësve të vet dhe funksionojnë si grupe të organizuara dhe shumë mirë të strukturuara dhe viktima kalon nga një fajdexhi tek tjetri, “pra i viziton krejt fajdexhinjtë”.

“Kemi profile të ndryshme të fajdexhinjve. Kemi fajdexhi që sillet prej kafenesë në kafene, kemi kategorinë tjetër që bën biznes siç janë restorantet ekskluzive, tregtia me vetura (autosallonet), tregtia me telefona mobil (mobilshopet), ndërsa janë tatimpagues të mirë në ATK. Fajdeja ka hy si proces edhe në ndërtime të larta, pra për shpëlarje klasike”, tha Hoti.

 “Në Prizren ka shumë fajdexhi por jemi duke i ndjekur. Qytetarët po e lajmërojnë këtë dukuri, por nga kjo dukuri njerëzit tanë po ikin nga vendi. Ka raste kur qytetarët kanë bërë dhe vetëvrasje, por kanë ndodhur edhe vrasje”, tha Hoxha.

 “Bëhet fjalë për një shkatërrim total, si në planin ekonomik e social, nga marrja e fajdes. Pasojat janë të tmerrshme, humbin pasurinë e gjyshit e stërgjyshit, kanë ndodhur shkurorëzime ku një nënë vetushqyese ka mbetur në rrugë dhe nuk ka të ardhura. Kemi hasur raste kur familjari ka ikur nga vendi duke u marrë gruaja me fajdexhinjtë. Ata përjetojnë poshtërime, kanosje, përdoret dhunë fizike, format e presionit janë të tmerrshme. Rast konkret kemi kur borxhi në një rast ka filluar me 300 mijë euro, ndërsa fundi ka arritur në 2 milionë e 100 mijë euro. Kamata mujore tek fajdexhinjtë fillon prej 7% deri në 15%”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se përveç 8 rasteve për vitin 2015, po hetohen edhe shumë fajdexhinj “dhe do të ketë edhe arrestime, kallëzime penale, konfiskime të pasurisë”.