Vehabsitet e rrahën Hoxhën boshnjak në xhami
“Unë jam tërhequr nga të gjitha debatet në rrjetet sociale. Unë thjesht nuk kamë forcë për të debatuar dhe sqaruar vetveten me askënd më. – Hoxhë Begani
Edhe pse i nderuari hoxhë Begani e shpreh mendimin e tij të lirë lidhur me luftën e gërditshme që vehabistët i thonë “ lufta e shenjtë”. Prandaj Hoxhë Selvendin ka pohor në mënyrë publike se tërhiqet nga debatet dhe liria e të shprehurit të mendimit të lirë , pasi ekstremistët fetar të revoltuar me qëndrimet e tij ndaj luftës së shenjtë e kanë rrahur dhe sulmuar fizikisht disa herë.
“Unë jam tërhequr nga të gjitha debatet në rrjetet sociale. Unë thjesht nuk kamë forcë për të debatuar dhe sqaruar vetveten me askënd më, “tha Selvedin Beganovic.
Kleriku ka zemëruar ekstremistët fetare duke thënë se xhihadi mysliman duhet të jetë rreth hapjes së vendeve të reja të punës, e jo duke lënë Bosnjën për të luftuar në Siri apo Irak.
Beganovic u sulmua për herë të parë më 8 dhjetor të vitit të kaluar, kur ai u rrah dhe u sulmua me thikë nga një person i maskuar. Ai u rrah përsëri në frontin e xhamisë së tij më 13 dhjetor, përsëri nga një person i maskuar.