Suudi Arabie

Fjalimi i mbajtur i shejh Nimrit në korrik të vitit 2012 për shkak të cilit u ekzekutua me vdekje nga regjimi arab saudit

“Gjatë njëqind viteve të kaluara ishim objekt i represionit, padrejtësisë dhe frikësimit. Nga çasti në të cilin lindëm, ishim të nënshtruar kërcënimeve, represionit dhe dhunës.Kemi lind në atmosferën e frikës, gjer në atë shkallë, sa që  jemi frikësuar edhe ngamuret. Kush prej neve nuk ka përjetuar padrejtësinë dhe dhunën të cilin na ka imponuat ky shtet? Unë kam 55 vite,...më shumë se gjysmë shekulli. Nga dita që kam lindur, kurrë nuk kam qenë isigurtë dhe i mbrojtur në këtë shtet.Gjithnjë na akuzojnë për diç. Gjithnjë për diç jemi të kërcënuar. Zyrtari i shërbimit sekret personalisht e ka pranuar këtë. Kur më kanë burgos,ai më ka thënë:” Juve shiitëve duhet të gjithëve me ju vra!!!Kjo është logjika e tyre. Zyrtari i shërbimit sekret për rajonin lindor poashtu më ka thënë të njëjtën gjë.Vazhdojnë të planifikojnë komplotet vetëm që të ndodh masakra....Mirë se erdhët! Ne jemi këtu! Gjaku ynë është çmimi qesharak, në rast se me të duhet paguar vlerat tona. Ne nuk frikësohemi nga vdekja! Ne gëzohemi martirizimit tonë!...

Para disa muajsh pishtari i krenarisë e ka ndez shpirtin e rinisë sonë. U ndez pishtari i lirisë. Njerëzit kanë dal në rrugë duke kërkuar reforma, që të nderohet krenaria dhe liria e tyre. Ekzistojnë njerëzit të cilët padrejtësisht janë në burgje më shumë se 16 vite.Përveç kësaj, forcat e bashkuara të Gjirit dhe ushtria saudite kanë kryer invazionin në Bahrejn.Pasuan burgosjet, njëra pas tjetrës. Kush atëher inkurajon ndarje dhe dhunë? Ndarjet dhe dhunën në Awamij ka inkurajuar regjimi, e jo populli. Ne do të vazhdojmë tëmbrojmë të burgosurit, të vjetër dhe të rinjë. Do të jemi në anën e tyre. Nuk na intereson a do të burgosemi edhe ne, dhe  se do të shkojmë tek ata. Nuk na intereson a  duhet derdhur gjak, për të mirën e tyre. Do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahjen tonëedhe më të madhe Bahrejnit. Në Bahrejn është populli jonë. Bile edhe po të mos intervenonin ushtria saudite dhe ushtria e Gjirit në Bahrejn, obligimi ynë do të ishte të qëndrojmë në mbrojtjen e popullit të Bahrejnit, popullit tonë, e posaqërisht kur ushtria saudite vendosi të marr pjesë në represion, vrasje, çnderimin e grave dhe plaçkitjen e pasurive të tyre. Regjimi saudit thekson se ne veprojmë”sipas urdhërave nga vendi i huaj”. Shfrytëzohen me justifikim të rrejshëm. Kur thojnë” vendi i huaj”, sigurisht mendojnë në Iran. Ata nuk duan të thonë a bëhet fjalë për Iranin, Turqinë, ndonjë vend evropian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nënkuptohet se ky është Irani.

Në dhjetor të vitit 1978 ka ndodh Intifada për të mbrojt nderin e Awamijës dhe atëherë policia speciale saudite eka sulmuar fshatin. Kjo ka ndodh me 10 dhjetor 1978, do të thotë para se shah Reza Pahllavi të jetë larguar. Para se të krijohet Republika Islame e Iranit.Kjo ka qenë në vitin 1978, katër muaj para rrënjes së shahut. Grumbulli njerëzish janë tubuar që të shenojnë ceremonin e përkujtimit të imam Hyseinit.Asgjë nga kjo nuk ka pas lidhje me politikë apo me çështje të sigurisë.Por, erdhën forcat e sigurisë, sulmuan dhe erdhi gjer te konflikti.Njerëzit vetëm e kanë mbrojtur veten e tyre, fenë e tyre dhe nderin e tyre. Atë natë janë burgos njëqind njerëz. Përkujtoj se kjo ka ndodh në dhjetor të vitit 1978. Do të thotë para rrënjes së shahut iranian. Si mund të flitni  për përzierje nga jashtë. Duhet të turpëroheni nga vetvetja. Tani, Irani ndërton forcën e vet të madhe ushtarake. Në rast se keni diç që vlen,atëher ndërtojeni edhe ju, në vend se të flitni. Irani me të vërtet punon me të madhe. Industria e tij ushtarake po zhvillohet me të madhe. Në vend se të flitni për”urdhërat nga vendi i huaj”, shkoni dhe ndërpreni marrëdhëneit e juaja me Iranin. Jo, ju vetëm flitni për”ndonjëvend të huaj”. Ju ftoj dhe kërkoj nga juve të të emëroni këtë vend. A nuk po keni guxim as të thoni emrin e tij? Në fund thoni” se do të shfrytëzoni grushtin e çelikut”. Merrni”atëgrusht çeliku” dhe shfrytëzoheni me te kundër atij”vendit të huaj”. Pse po e përdornikundër neve, 40 apo 50 jetimëve? Në rast se ai”vend i huaj” ekziston, shkoni dhe prerjani kryet atij gjarpëri!Në rast se mendoni që ai është Irani, shkoni dhe sulmoni Iranin apo cilido vend tjetër çoftë ai”vendi i huaj”.Tregoni në vepër”atë grushtin prej çelikut”. Si po duket, do të del se në rast se duhet të ballafaqohet me atë”vend të huaj” ai do të mbetet”grusht prej kartoni”.

Ne nuk kemi kurrfarë lidhje me Iranin, as me ndonjë vend tjetër. Ne kemi vlerat tona dhe do të mbrojmë ato, edhe në rast se mediat e juaja e shtrembërojnë të vërtetën. Forcat e Gjirit dhe saudit kanë ngec në Bahrejn, Tani,kurr njëher bien në kurth, vështir është të nxirren. Nuk kanë arrit të realizojnë qëllimet e tyre dhe nuk po mund të shkojn. Janë bllokuar atje dhe do të mbesin akoma edhe në moçal më të madh. Në rast se vijnë këtu, do të kalojnë edhe më keq, pasi që neve jemi këtu brenda. Por jo për shkak të dhunës tonë, por për shkak të vendosmërisë sonë, fesë sonë dhe konsekuencës sonë. Me atë ne do të mposhtin forcën e juaj.Ne jemi të vendosur në dëshirën që të ngadhnjejmë padrejtësinë e juaj dhe neve nuk do të do dorëzohemi. Më së shumti çfarë mund të bëni ju, është të na vritni neve!

 Ne përshëndesin martirizimin në rrugën e Allahut.Jeta nuk përfundon në çastin kur njeriu vdes, pasi që atëherë fillon jeta e vërtetë.

Ose do të jetojmë në këtë vend të lirë, ose do të vdesim dhe varrosemi si njerëz të ndershëm. Tjetër zgjidhje nuk kemi. Do të nënshtrohemi vetëm vullnetit të Zotit, vullnetit të pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit a.s dhe familjes së tij! Kjo neve na mjafton! Kurrë nuk do të nënshtrohemi vullnetit të ndonjë sundimtari. Kurrë! Asnjë sundimtar, kush do çoftë ai, nuk ka autoritet të qeverisë mbi neve. Pushteti politik asnjë sundimtari nuk i jep legjitimitet dhe autoritet. Legjimiteti i ndonjë autoriteti vjen vetëm nga Allahu. Ai e jep dhe nuk e ndan atë për të padrejtit. Ne nuk jemi besnik kombeve dhe autoriteteve tjera, por këtij kombi. Por çfarë është ky komb(pushtet)? Regjim i cili më shtyp? Regjim i cili plaçkit pasuritë e m’ia, derdh gjakun tim dhe shkel dinjitetin tim?

Çfarë është kombi? Regjim? Klani i cili sundon? Vendi(atdheu)? Unë nuk di se çfarë do të thotë vendi. Besnikëria(lojaliteti) ime është e rezervuar vetëm për Allahun! Ne këtë e kemi thënë dhe prap e përsërisim: Besnik(Lojal) jemi vetëm Allahut, e jo klanit saudit!Besnik(Lojal) jemi vetëm Allahut, e jo këtij kombi! Besnik(Lojal) jemi vetëm Allahut, e jo kurrfarë vendit të huaj! Besnik(Lojal) jemi vetëm Allahut dhe atyre të cilët Ai ju ka dhënë autoritet!... Po të kishte diç të mirë tek ata, ata do të shfrytëzonin “grushtin e çelikut” kundër kombit i cili ka joshur njerëzit, ashtu si thojn ata. Pse do tësulmoninnjerëz të pafajshëm? Shkoni dhe shtypni kokën atij gjarpri. Tregoni neve forcën e juaj. Mediat e juja vazhdimisht përsërisin:”Do të shkelim Iranin”!

Shkoni dhe shkelni atë Iranin! Ashtu që më asnjëri nuk do të jetë i “joshur”!” “Shpëtoni”neve nga ai! Goditni atë me”grushtin e çeliktë” të juaj. Kurseni neve nga ai”grushtë” që e shfrytëzoni vetëm kundër neve dhe popullit të Bahrejnit”.

Burimi: altermainstreaminfo.hr