Gjakova protestoi kundër serbëve ortodoks
Pelegrinët serbë priten me kundërshtime e vezë në Gjakovë . Me thirrjet “pa drejtësi nuk ka pajtim”, një grup qytetarësh të Gjakovës protestuan në shenjë revolte ndaj vizitës së besimtarëve serbë për Krishtlindjet ortodokse.
Që nga ora 9 e mëngjesit, e të qullur nga shiu, rreth 100 qytetarë kanë pritur me brohoritje dhe vezë ardhjen e pelegrinëve serb. Protestuesit ishin të bllokuar nga rrethojat metalike dhe kordoni i policisë speciale
Për protestuesit, ardhja në Gjakovë e ish-kryetarit të Gjakovës, Stojanoviq, është një kthim i kriminelit në vendin e krimit. Rreth 50 serbë me përcjellje të policisë kanë ardhur me autobus nga Serbia, kryen pelegrinazh në kishën ortodokse në Gjakovë.
Me këtë rast, kreu i Listës Serbe, Slavko Simiç, ka thënë se shqiptarët dhe serbët duhet ta dinë se çfarë kanë përjetuar këta dy popuj.
Ndërkaq, ish-kryetari i Gjakovës në vitet e ’90-ta,Gjokica Stojanoviq, ka thënë se serbët nuk kërkojnë asgjë më shumë se ajo çfarë kërkon një shqiptar i zakonshëm.