Siria

Jugu i Sirisë u pastrua plotësisht nga grupet terroriste ALNUSRA dhe DAISHI

Më shumë se dy muaj rresht, sulmet ajrore ruse dhe ato tokësore nga Ushtria Arabe e Sirisë, më në fund mund të themi se,  trupat e kësaj ushtrie vendore kanë arritur përparim të madh në betejat territoriale për çlirimin e atdheut të tyre.

Luftohet njëkohësisht në disa fronte, kundër fraksioneve të ndryshme terroriste të cilët u gjenden në territore të ndryshme të Sirisë.  Ushtria e Lirë e Sirisë shihet se ishte e bukur mirë e armatosur nga SHBA dhe nga Turqia ku këto grupe terroriste Al Nusta dhe Daishi më në fund arritën të kapen nga ushtarët e ushtrisë së Asaadit dhe të çlirohen vendet , qytezat, qytetet dhe fshatrat ku këto grupe terroriste kishin bazat e tyre.

Latakija pothuajse është krejtësisht e pastruar nga grupet terroriste Al Nusra,  gjithashtu edhe Homsi kështu që Asadi në saje të aleatëve të tij Rus dhe të tjerëve, arriti qëllimin e tij të kamotshëm që të pastrohet Siria nga këto gërmadha terroriste.

Ushtria e Sirisë është në portat e Palmyras, filloi pastrimin jugperëndim të Sirisë, ishte çliruar baza 82 Brigde,  zhbllokohet baza në Aleppo ku jugu i kësaj province u pastrua plotësisht nga këta terroristë.