Hakmarrja Hyjnore do të ndëshkojë sundimtarët saudit
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei të dielën dënoi ekzekutimin e regjimit saudit, autoritetit të shquar fetar musliman shia, Shejh Nimr Bakir al-Nimr.
Duke folur në fillim të kursit për klerikët fetarë në nivel të post-jurisprudencës në Teheran, Ajetullah Hamenei e përshkroi vrasjen e Shejh al-Nimr si një gabim politik dhe tha se Allahu nuk do të le të derdhet gjaku i pafajshëm për pa u ndëshkuar.
Ky gjak i derdhur pa të drejtë shpejt do të poshtëroj politikanët dhe drejtuesit e regjimit, theksoi Lideri Suprem, Ajetullah Hamenei.
Shejh al-Nimr-i nuk ka inkurajuar njerëzit që të veprojnë me masa të armatosura, as nuk ka qenë i përfshirë në komplote të fshehta (kundër regjimit saudit), vuri në Hirësia e Tij.
Ajetullah Hamenei më tej ka kritikuar të ashtuquajturit avokatët e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë të cilët heshtin për derdhjen e gjakut të pafajshëm, duke theksuar se Bota Muslimane duhet të ndjejnë përgjegjësi për këtë çështje.
Udhëheqësi Suprem gjithashtu iu referua torturimit të popullit të Bahrejnit dhe për shkatërrimin e xhamive dhe shtëpive të tyre nga trupat Saudite, si dhe më shumë se dhjetë muaj të agresionit kundër popullit të Jemenit, si dhe shembuj të tjerë të krimeve të regjimit saudit dhe përsëriti se ata që janë të shqetësuar për fatin e njerëzimit, për të drejtat e njeriut dhe drejtësisë nuk duhet të mbeten indiferente ndaj këtyre çështjeve.
Ekzekutimi i Shejh Al-Nimr-it është dënuar gjerësisht në përmasa ndërkombëtare.
Arabia Saudite ka ekzekutuar 47-të të burgosur të shtunën, duke përfshirë Shejh al-Nimr-in, tha në një deklaratë Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite.
Në mesin e tyre ishin edhe katër muslimanë shiitë të akuzuar për protesta anti-qeveritare në vitet e fundit.
Burimi: IQNA News