Amerike

Tramp: Obama dhe Hillari e krijuan ISIS-in

Donald Tramp- Në tubimin parazgjedhor në Misisipi ka akuzuar Presidentin Barako Obamnën dhe znj. Hilari Klinton duke thënë se këta persona janë përgjegjës për mbështetjen dhe krijimin e Organizatës Terroriste të Shtetit Islamik ( ISIS) 

Tramp  me deklaratat e tija gjatë fushatave parazgjedhore , gjithnjë ka qenë kundër myslimanëve duke dhënë deklarata jo të shëndosha, por, kësaj radhe në qytetin Misisipi ai ka deklaruar se administrata e Obamës është dashur ti dëgjojë këshillat e tija ( Trampit)  lidhur me zhvillmin e ekonomisë që ti përvetësojnë burimet e naftës  e jo të merren me krijimin e Isis-it 

“ Ju duhet ta dini se unë i kam paraparë shumë gjëra. Tri vite ju kam këshilluar e mbushur mendjen që ti përvetësoni burimet e naftës. Apo jo?  As që keni dashur të dëgjoni.  Ata nuk kanë Shtet, këtë shtet e kanë krijuar vet , ISIS-in , Hillari Klinton është kreatorja e ISIS-it së bashku me Obamën – Thekson Tramp.

Krimet e djeshme të Saudijanëve ndaj 47 personave të burgosur, e sidomos të Shejhut të madh Nimr Al Nimri, që kanë qenë dijetarë shiij, e që u ekzekutuan në grup, për këtë  Tramp ka dhënë mendimin e vet se, se Reakcia Radikale e Iranit është vet tregues që Republika Islamike e Iranit  dëshiron ta merr kontrollin e tij në tërë vendin Lindjen e Mesme. Ne e kemi parë se si u dogj Ambasada e Arabisë Saudite në Tehran, kjo na tregon se Irani nuk dëshiron të dorëzohet me kaq por ka planet e tija strategjike, për një të ardhme të afërt.