Davutogllu nuk ka dhënë urdhër për rrëzimin e avionit rus
Deklaratat e udhëheqjes politike turke për rrëzimin e bombarduesit rus SU-24 gjatë kohës kanë ndryshuar. Mediat turke para ca kohësh kanë publikuar komentet e reja të kryeministrit turk Ahmet Davutogllusë nga të cilat shihet se ai nuk ka dhënë urdhër që të rrëzohet avioni rus SU-24 mbi territorin sirian. Me 25 nëntor ai ka deklaruar se në prag të kësaj ngjarjeje është mbajtur mbledhja e Këshillit për Sigurinë Kombëtare, në të cilin është miratuar vendimi që të ndërmerren akcione të caktuara në rast të shkeljes së hapësirës ajrore turke. Davutogllu ka thënë se në atë rast është sjell vendimi që ai personalisht të jep të gjitha urdhërat Forcave të armatosura turke. Më tutje kryeministri turk ka sqaruar procedurën e cila është e nevojshme të respektohet në rast të shkeljes së hapësirës ajrore të vendit në gjatësi më shumë se 3 minuta. Pilotëve është urdhëruar që të lidhen me komandën e forcës ajrore, ndërsa ajo e informon shefin e shtatmadhorisë turke.Ai nga ana e tij, është i obliguar të njoftojë kryeministrin, pas së cilit ipet urdhri për veprimin e mëtutjeshëm. Atëherë Davutogllu ka inisistuar se avioni bombardues rus SU-24 ka qëndruar vetëm 17 sekonda në hapësirën ajrore të Turqisë.
“Në rast se kujtoni,(e gjithë procedura zgjat tri minuta), kjo është e pamundur.Nuk kam dhënë urdhër konkret që të rrëzohet avioni ushtarak rus, nuk mund të ekzistojë një urdhër të tij. Për 17 sekonda nuk kanë mund të më thërasin që të jap një urdhër të tillë?Jo”, ka thënë kryeministri turk, duke theksuar se ia ka dhënë autorizimin për sjelljen e vendimit shefit të shtatmadhorisë. Shefi i shtatmadhorisë nga ana e tij e ka dorëzuar më tej komandanit të forcës ajrore turke. Më vonë deklaratat e kryeministrit turk kanë ndryshuar edhe njëherë. Me datë 31 dhjetor 2015, ai ka deklaruar se nuk ka dhënë urdhërin për sulm mbi bombarduesin rus dhe se të gjitha informatat tjera, janë vetëm dezinformata të cilët me qëllim i ka lëshuar opozita. Ai edhe njëherë ka përsëritur se është e pamundshme të ipet urdhëri për sulm për 17 sekonda.
Burimi: sputniknews