Siria

Mbi 150 militantë të kërkuar të ISIS-it dorëzohen në Homs, Damask, Hama

Luftëtarët e ISIS-it dorëzuan armët dhe u amnistuan
Luftëtarët e ISIS-it dorëzuan armët dhe u amnistuan

Rreth 157 militantë në kërkim u dorëzuan tek autoritetet siriane pasi forcat qeveritare vazhdojnë të fitojnë terren në vend. 

Rreth 117 personave të kërkuar nga Homsi u dorëzuan të mërkurën dhe u amnistuan.

Ndërkohë, 40 personat e kërkuar nga krahinat e Damaskut dhe Hama gjithashtu u dorëzuan vetë tek autoritetet.

Të shtunën, 86 personave të kërkuar nga provinca e Damaskut dhe Halebit  gjithashtu u dorëzuan.

Zyrtarët e qytetit njoftuan gjithashtu se më 22 dhjetor 2015 të paktën 15 militantë lëshuan armët dhe u dorëzua tek autoritetet kompetente në Haleb, pas fitoreve të ushtrisë dhe forcave popullorë të vendit në të gjithë krahinën.

Deri vitin e kaluar, shumica e rasteve të dorëzimit të militantëve ka ndodhur në  provincat e Homs-it dhe Damask-ut, por tani një numër në rritje i militantëve dorëzojnë armët në të gjithë vendin. Rezultatet e ushtrisë me më shumë fitore në të gjithë Sirinë tani më shumë militantë po dorëzojnë armët për të shpëtuar jetën e tyre.

Rreth 116-të  militantë tekfiristë u dorëzuan tek ushtria siriane në provincën Homs më 20 dhjetor 2015.

Më 12 dhjetor 2015, rreth 20 terroristë tekfiristë të kërkuar  në provincën Hama u dorëzuan tek autoritetet dhe u amnistuan sipas vendimit të kryetarit Bashar Al-Assad që vlenë që për disa vite të fundit.

Rreth 200 militantë të kërkuar nga rajoni Zabadani dhe Madaya në provincën e Damaskut gjithashtu u dorëzua në fillim të muajin dhjetor.

Qeveria siriane ka premtuar të falë të gjithë ata që ulin armët vullnetarisht dhe ajo i ka mbetur besnik premtimit të saj deri më tani, dhe kjo na ka inkurajuar që të heqim dorë nga lufta, posaçërisht duke marrë parasysh se trupat qeveritare, Forcat e Mbrojtjes Kombëtare (NDF) dhe Hizbullahu i cili gjithashtu gëzojnë përkrahje nga forcat ajrore siriane dhe ruse kanë fituar vrull në fitoret e saj në frontet e luftës, tha njëri prej atyre që u dorëzuan në Damask më 5 dhjetor 2015.

Qeveria e kryetarit  Bashar  Al-Assad  ka liruar 270 militantë brenda kornizës së planit të pajtimit të vendit më 11 dhjetor 2015.

Burimi: FNA