Franca

Pesë persona plagosen para xhamisë nga ushtarët francezë

Në qytetin francez Valencë të Francës, para xhamisë janë plagosur 5 persona nga ana e patrullës ushtarake të cilën e ruajnë këtë xhami. Policët hapën zjarr në një veture sepse shoferi i veturës nuk e dëgjoi urdhrin e ushtarit për tu ndalur, por voziti në drejtim të ushtarëve drejtë xhamisë kështu që ushtarët qëlluan drejt tij.   

Në këtë incident janë lënduar drejtuesi I veturës dhe një person që gjendjet me të si dhe tre ushtarë. Përveç kësaj thuhet se ka të lënduar edhe në mesin e besimtarëve.

Një ushtar e ka goditur vetura derisa një besimtar është qëlluar nga plumbi qorr, shkruan websajti  “Dofine Libere”.

Sipas mediave shoferi nuk kishte me vete lejen e qarkullimit dhe motivet për sulm deri më tani nuk janë të njohura. Ai është dërguar në stacionin e Policisë.