Dijetari amerikan: Disa akademikë perëndimorë kanë pikëpamje pozitive ndaj Islamit
Një dijetar amerikan i fesë tha se përveç disave që kanë besim të përbashkët, ka disa akademikë dhe njerëz të arsimuar në Perëndim që kanë një pikëpamje pozitive ndaj Islamit dhe ndaj Profetit Muhammed (a.s.).
Në mesin e akademikëve, letrarëve dhe njerëz të tjerë të arsimuar në Perëndim, ekziston një perspektivë pozitive në drejtim të Profetit Muhammed (a.s.), thotë Juram Abdullah Weiler për gazetën Teheran Times me rastin e Javës së Unitetit islamik.
Në vijim është teksti i intervistës:
Pyetje: Pse ne shohim disa njerëz në Perëndim të cilët janë armiq të Profetit Muhammed (a.s.)?
Përgjigje: Në konsideratë të kryqëzatës 1400-vjeçare të Perëndimit kundër Islamit, ndoshta pyetja duhet të jetë pse ne shohim disa njerëz në Perëndim që e kanë përqafuar Islamin dhe Pejgamberin, Muhammed (a.s.)? Ky “xhihad” i vazhdueshëm i krishterë kundër Islamit dhe muslimanëve është ndoshta karakteristikë e rrallë më e rëndësishme për definimin e identitetit Anglo-Evropian. Në fakt, një prift i krishterë në Andaluzi ka shpikur termin evropian për të përshkruar ata të krishterë të cilët dolën fitimtarë në një betejë kundër muslimanëve pranë Poiters, në Francë, në vitin 732. Profesori i Universitetit të New England-it, Anuar Mexhid madje pohon se pa Islamin, nuk do të kishte identitet evropian apo amerikan. Me fjalë të tjera, duke i hedhur muslimanët në rolin e tjetrit, anglo-evropianët e përkufizojnë veten si të bardhë. Në veçanti, Profeti Muhammed (a.s.), si udhëheqës i muslimanëve, është padyshim i identifikuar si ”tjetër” dhe kështu, armik i çdo gjëje që është anglo-evropiane.
Një karakterizim i tillë për muslimanët si tjetri i ka hedhur themelet e Islamofobisë, e cila është dokumentuar mirë në historinë e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Profesori i ndjerë, Norman Daniel në tekstin e tij të plotë, Islami dhe Perëndimi, tregoi se deri në shekullin e XII-të , Profeti Muhammed (a.s.) ishte karakterizuar në Europë si një arrogant pagan që përhapi Islamin me dhunë. Prandaj, duhet të jetë çudi që, gjatë periudhës së debatit mbi ratifikimin e kushtetutës amerikane, William Lancaster, delegati nga Karolina e Veriut, shprehu shqetësim lidhur me mungesën e një testi fetar për të përjashtuar Mahometans(Muhammedanët) nga arritja në presidencë. Kohët e fundit, ish-Papa Benedikti XVI (Joseph Ratzinger) denoncoi Profeti Muhammed (a.s.) në një fjalim në Universitetin e Regensburgut më 12 shtator 2006. Duke cituar perandorin bizantin Manuel II Paleolog, Papa theksoi:
Më tregoni vetëm atë çka solli Muhammedi që ishte e re, dhe aty ju do të gjeni vetëm gjëra të këqija dhe çnjerëzore, të tilla si urdhërin, komandën e tij për të përhapur me shpatë besimin që predikonte. Nga ana e tij Papa këmbënguli ai ishte në pajtim me Manuelin II, por pa miratimin e polemikës së tij.
Pyetje: Cila është perspektiva kryesor ndaj Profetit Muhammed a.s.) në Perëndim? Pse disa njerëz në Perëndim përpiqen të shtrembërojnë Islamin dhe Profetin Muhammed (a.s.)?
Përgjigje: Sigurisht në mesin e akademikëve, letrarëve dhe njerëzve të tjerë të arsimuar në Perëndim, ekziston një perspektivë pozitive në drejtim të Profetit Muhammed (a.s.) Për shembull, historiani dhe filozofi amerikan, Will Durant, tha për Profetin, Muhammed (a.s.): Nëse ne e vlerësojmë efektin e këtij njeriu të madh mbi njerëzit, ne duhet të themi se Profeti Muhammed (a.s.) është një nga burrat më të mëdhenj në historinë njerëzore. Figura të shumta të tjera perëndimore, duke përfshirë Washington Irving, George Bernard Shaw, Johan Volfgang Gëte dhe Pierre Simon Laplace kanë bërë deklarata pozitive për Profetin e Islamit, Muhammedin (a.s.).
Amerikanët e zakonshëm, nga ana tjetër, sipas sondazheve të fundit kanë një përshtypje shumë negative për Islamin, me vetëm 17 për qind përgjigjen se ata kanë një pikëpamje të favorshme për Islamin. Ndërsa vetëm 13 për qind pretendojnë se e kuptojnë Islamin mirë dhe vetëm 36 për qind thonë se janë të interesuar për të mësuar më shumë në lidhje me Islamin. Me fjalë të tjera, shumica e amerikanëve kanë një pikëpamje të pafavorshme për Islamin, Profetin Muhammed (a.s.) dhe muslimanët, por nuk janë të interesuar për të mësuar nëse këto janë apo jo mendimet e tyre dhe a kanë fakte, argument për këto pikëpamje negative. Kjo injorancë e vetë-imponuar ndaj Islamit dhe muslimanëve është ndoshta një arsye e popullaritetit të kandidatit shpresëdhënës presidencial, Donald Trump, i cili bëri një deklaratë të çuditshme për muslimanët gjatë fushatës së tij, të tilla si Sheriati autorizon krime të tilla si vrasje kundër jobesimtarëve, dhe bëri thirrje për ndalim total, të plotë për hyrjen e muslimanëve në Shtetet e Bashkuara.
Pavarësisht klithmave anemike publike nga disa qarqe të shkolluara, në qoftë se Donald Trump zgjedhet, si president, ai do të ketë me të vërtetë të drejtë ligjore për të ndaluar muslimanët sipas ligjit ekzistues amerikan. Paragrafi, Seckcioni 1182 i Kodit të SHBA i vitit 2011, Titulli 8, Kapitulli 12, Nënkapitulli II, Pjesa II, thotë qartë:
Sa herë që presidenti konstaton se hyrja e çdo huaji apo të çfarëdo klase e të huajve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë e dëmshme për interesat e Shteteve të Bashkuara, ai mund të me anë të shpalljes, dhe për një periudhë të tillë si ai e gjykon të nevojshme, të pezullojë hyrjen e të gjithë të huajve ose çfarëdo klase të të huajve si emigrantë ose jo-emigrantët, ose të vendosë kufizim, ndalim për hyrjen e të huajve të cilat i konsideron se është e e përshtatshme.
Sa për pyetjen se pse disa njerëz në Perëndim përpiqen të shtrembërojnë Islamin dhe Profetin Muhammed (a.s.), një karakterizim i tillë është pjesë e strategjisë amerikane për të përparuar drejt qëllimit të saj gjeopolitik i dominimit të botës. Në mënyrë të veçantë, shpifja për Islamin dhe Profetin Muhammed (a.s.) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunëtorëve të saj perëndimorë për të karakterizuar shtetet me shumicë muslimane si të pazhvilluara dhe të prapambetura, për të arsyetuar ndërhyrjen, ndërhyrjen nga ana ekonomike dhe ushtarake. Duke ruajtur imazhin e muslimanëve si të tjerë, udhëheqësit perëndimorë mund të përdorin frikën për të manipuluar popullin e tyre në heqjen dorë nga të drejtat e tyre ligjore. Përveç kësaj, duke folur për Islamin në aspektin negativ, Perëndimi përpiqet të përjetësojë iluzionin se sistemi politik dhe ekonomik perëndimor është superior ndaj të gjithë të tjerëve.
Pyetje: Çfarë thotë Bibla në lidhje me Profetin Muhammed (a.s.)?
Përgjigje: Bibla si e njohim ne sot, është e përbërë nga e ashtuquajtura Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re, dhe ka një numër të verseteve që sugjerojnë ardhjen e një profeti, por kjo është një çështje e debatit në mesin e dijetarëve a është Muhammedi (a.s.)?! . Për shembull, Isaia 28:11 parashikon ardhjen e një profeti i cili do t'i flasë këtij populli [, bijve të e Izraelit] në një gjuhë tjetër [arabe], dhe ndërkohë që Muhammedi (a.s.) ishte vetmi profet që ka folur me bijtë e Izraelit në arabisht, emri i tij nuk është përmendur në mënyrë specifike. Isaia 29:12 thotë se Perëndia do t’i japë fjalën e Tij një profeti analfabet, i cili do të jetë i urdhëruar për të lexuar atë që i është dhënë, por do të thotë: Unë nuk mund. Kjo sigurisht që është në përputhje me Kur'anin 29:48, 42 : 52 dhe 96: 1.
Gjoni 1: 19-21 në Besëlidhjen e Re, e cila shënon një pyetje të çuditshme të Gjon Pagëzorit 'nga një delegacion nga priftërinjtë e tempullit dhe të Levitëve, i cili e pyeti Gjonin se cili ishte ai. Pasi e pranoi se ai nuk është as Mesia i pritur dhe as profeti Elia, delegatët pyesnin: A je ti Profeti? Përsëri, Muhammedi (a.s.) nuk është përmendur në mënyrë eksplicite me emër, sepse Ungjilli është shkruar në greqisht (Koine) dhe Christos (Mesia) është fjala e përdorur në pyetjen e parë, Profeti duhet të jetë dikush tjetër përveç Isait (a.s.) ose Elia.
Siç është e njohur, Bibla në formën e tanishme ka qenë i korruptuar në mënyra të ndryshme. Ndërsa emri Muhammed (a.s.) nuk është përmendur në mënyrë specifike në Bibël, studiuesit thonë se kanë vendosur emrin Ahmed. Me fjalën Ahmed, verseti thotë : Ja shërbëtori im, Ahmedi, të cilin unë e kam zgjedh ... ai do t'ju sjellë drejtësinë popujve (jo-izraelitë) . Bijtë e Izraelit gjithashtu te profeti i fundit i referohen emrit Mahmad (i lavdërueshëm), i cili është shkruar në mënyrë eksplicite në Këngën e Këngëve (ose Këngët e Solomonit) 5:16, por në shumës (Mahmadim).
Dokumenti i vetëm i mbetur që përmend në mënyrë të qartë emrin e Muhammedit (a.s.) është Ungjilli i Barnabës, i cili është pranuar gjerësisht në Botën Muslimane, por refuzohet nga të tjerët si një trillim i shekullit të 14-të nga një autor spanjoll. Të tjerë pohojnë jo vetëm që është autentik, por edhe se ai u pranua si një ungjill kanonike nga Kisha e Aleksandrisë deri në Këshillin e Nikesë në vitin 325 . Në çdo rast, emri Muhamed (a.s.) shfaqet në kapitullin 55 të përkthimit anglisht të Ungjillit të Barnabës prezantuar në Kais el-Kalby'sbook, Profeti Muhammed (S). Në këtë pasazh, Muhammedi (a.s.) është paraqitur si një mik i ngushtë i Perëndisë në Ditën e Gjykimit i cili ndërmjetëson në emër të besimtarëve. Emri i Profetit (a.s.) gjithashtu shfaqet në kapitullin 112, ku Isai (a.s.) flet për frikën e tij edhe pse është quajtur “zot” nga disa të krishterë. Në një verset apo ajet, Isai (a.s.) shpreh shpresën e tij në ardhjen e Muhammedit (a.s. tek Barnaba, Por, kur të vijë Muhammedi, i Dërguari i shenjtë i Perëndisë, poshtërsia do t'i hiqet.
Të tjerë kanë ardhur në përfundim me veçoritë e mëposhtme të Profetit të fundit nga burimet Biblike:
• Ai nuk është nga bijtë e Izraelit, por nga gjaku i Ismailit.
• Ai që udhëton mbi një deve, do të jetë shërbëtori i Perëndisë (Abduhu) dhe i zgjedhuri i Perëndisë (Mustafa).
• Ai do të banojë në fshatrat e Princit Kedarit, birit të Ismailit.
• Feja e tij do të jetë e njohur si Shilohu (që do të thotë Paqe-Islam).
• Islami do të burojnë nga Parani (ose Bakka - Mekë).
• Perëndia do të vë fjalët e Tij në gojën e tij.
• Ai do të ketë ngjashmëri me Moisiun, Musain (A.Ş.).
• Ai do të njihet si Ngushëllues (Paracletos), Ahmed, (Mahmad).
Kush tjetër mund të jetë ky, përveç Muhammedit (a.s.)?
Burimi: Tehran Times