Krishtëlindje të rilindura me kartolina boshe!
Sivjet populli shqiptar ka njohur një tjetër vit të vështirë ekonomik edhe socjal ku me mijëra shqiptarë zbarkuan azilit të Gjermanisë për ti mbijetuar skamjes që zaptoi Shqipërinë nga të katërta anët e saj. Krishtëlindje si kurrë më parë. Krishtëlindje ku të harroje kuptimin e saj, sepse familja ka uri. Krishtëlindje ku të mos e duash më festën, sepse nuk ke çfarë të festosh.
Krishtëlindje ku nuk ke drita për të parë njëri-tjetrin e jo të ndezësh dritat e pemës. Krishtëlindje me kartolina imagjinare.
Ndërkohë dy gabimet e Rilindjes për festat e fundvitit. Nga njëra anë Kryetari i Bashkisë i cili shprehet kështu:
“Gëzuar festat, jemi shumë të bekuar që jetojmë në një qytet ku gjërat i bëjmë bashkë. Ku rrëzohemi bashkë, ngrihemi bashkë e festojmë bashkë, por edhe kalojmë momentet e vështira së bashku. Ky ka qenë një fillim jo i lehtë, por ndoshta një fillim shumë i bukur për Tiranën e ëndrrave tona. Ky është edhe një moment i mirë për të qenë solidarë. Duke pranuar se jo të gjithë e kanë plot tavolinën e drekës së Krishtlindjes apo darkës së Vitit të Ri, jo të gjithë i kanë dhuratat poshtë pemës së Vitit të Ri, do të doja që këtë javë, të frymëzuar nga artistët tanë, me këtë muzikë dhe këtë frymë solidariteti, deri më 31 dhjetor, secili prej nesh, sipas mundësive modeste që ka, të bëjë maksimumin për të ndihmuar fqinjin e vet, të afërmin e vet, ata njerëz që ndoshta s’kanë pasur fatin të kenë të mirat, që shumë prej nesh mund t’i gëzojnë sot. Kjo është mënyra më e mirë edhe për të kujtuar Krishtlindjen, edhe për ta mbyllur këtë vit si një familje që edhe pse është me një milion banorë, nuk harron solidaritetin dhe mbështetjen për secilin prej
anëtarëve të familjes”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj duke u vetëkënaqur!!
Përse nuk premtoi asgjë në emër të Bashkisë?! Përse duhet populli të ndihmojë njëri-tjetrin?! Ku është Kryebashkiaku i 1000 mrekullive?! Për dasmën e tij nuk pati krizë ekonomike!! Për tu mbushur tavolinën me ushqim popullit Kryebashkiaku pranoka vështirësitë ekonomike!
Nga ana tjetër Kryeministri i vendit tonë, super artisti i 10001 Ekspozitave nëpër Botë, tregohet skeptik se çfarë meritojnë shqiptarët për fundvit, kush meriton edhe sa meriton.
Kryeministri ka bërë të ditur në deklaratë për Shtyp skemën e përfitimeve ekonomike ku:
Familjet në nevojë, invalidëd edhe pensionistët përfitojnë 20.000 Lekë të vjetra.
Studentët e arrirë përfitojnë 40.000 Lekë të vjetra Mësuesët, administrata edhe mjekët përfitojnë 400.000 Lekë të vjetra.
Deputetët edhe Ministrat nuk i deklaroi, është sekret shpërblimi i tyre.
Një Qeveri që funksionon mbrapsht. Ata që janë të papunë dhe nuk kanë bukë në shtëpi ose nuk kanë shtëpi fare, përfitojnë lëmosha të cilat mund ti harxhojnë veç për një djtë. Ata që kanë një punë bazë edhe një shtëpi të ngrohtë, përfitojnë më shumë se të parët.
Kjo është Rilindja e surprizave të mëdha e cila i uron shqiptarët me kartolina boshe ta hanë Gëzuar Vitin e Ri dhe ti hanë Gëzuar paratë e Qeverisë që vet zgjodhën!