İran

Kontinuiteti i luftërave në Irak dhe Siri në interes të Izraelit

Kryetari i Republikës Islamike të Iranit ka shpreh shqetësimin se shkollat e caktuara fetare, mësuesit e të cilëve janë promotor të mësimit të të Dërguarit a.s janë të ekspozuar dhunës dhe konfliktit. Hasan Ruhani, kryetari i Iranit, në hapje solemne të Konferencës së 29-të Ndërkombëtare të Unitetit Islam në Teheran, ka thënë se mësimi kryesor i tekfiristëve është dhuna, paderjtësisa dhe joracionaliteti.Ai ka theksuar se të gjitha fetë duhet të shmangen urdhërave të cilët nuk janë nga Zoti, që të shmangen ekstremizimit dhe doktrinës ekstremiste. Ruhani ka shtruar pyetjen pse shkollat fetare nuk janë në të bazuara në unitet, a nuk dëshmojmë  dhe besojmë të gjithë se është vetëm një Zot. Ai ceku se në ditët në të cilin shënohet përvjetori i lindjes së profetit tonë të dashur Muhamedit a.s, kemi nevojën më të madhe të ndjekim udhëzimet e t’ia, të hulumtojmë jetën e tij, pasi që myslimanët aktualisht gjenden në sprova të mëdha, jemi dëshmitar se një shtet islamik sulmon shtetin tjetër islamik. Kryetari i Këshillit për revolucionin kulturor ka thënë për fat të keq në vendet islame ekzistojnë grupet ekstremiste të cilët në emër të islamit kryejnë krime të mëdha, ka theksuar se është e nevojshme të gjenden zgjidhjet adekuate se si të dilet me këta ekstremistë dhe terroristë.Kryetari i Iranit ka thënë se grupet terroriste të cilët valvisin flamujtë e zi, në emër të islamit kryejnë krime,vetëm  regjimit cionist i shkojnë përshtati që të nxijë sa më shumë pamjen e Islamit.Kryetari iranian ka theksuar se është e nevojshme të zbulohen shkaqet e fanatizmit  dhe dhunës, dhe ka shtuar se Irani para dy vitesh në Kombet e Bashkuara ka dorëzuar draftin për mënyrën e luftës kundër dhunës. Ai shtoi se vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë qenë të njohura me draftin, por për fat të keq nuk kanë ndërmarr kurrgjë lidhur me këtë. Kryetari Ruhani ka porosit se myslimanët duhet të bashkohen dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të rezistojnë armiqëve të islamit. Duke theksuar nevojën e unitetit të botës islame, ai më tutje theksoi se kontinuiteti i luftërave në Siri dhe Irak shkon vetëm në interes të Izraelit.

Ruhani në fjalimin e vet në ceremonin e hapjes së Konferencës së 29-të Ndërkombëtare të Unitetit Islam në Teheran, duke shtruar pyetjen se në interes të kujt është shkatërimi i Sirisë, ai më tutje theksoi: A është shkatërimi i Sirisë në interes të botës Islame dhe të shteteve fqinje myslimane, shkaktar i pasurimit të Turqisë,Jordanisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara, apo do të jetë shkak i gëzimit pa masë të regjimit cionist të Izraelit.

Ai duke kritikuar përpjekjet e fuqive botërore që Islamin ta tregojnë të dhunshëm, përmirësimi i pamjes së islamit e ka quajt obligim më të rëndësishëm aktual, dhe ka kërkuar njohjen e opinionit publik botëror me Islamin e drejtë dhe të vërtetë.

Kryetari iranian, Hasan Ruhani, ka thënë: Atë që disa e reklamojnë gjysëmhënën shiite është e gabuar dhe mendim i sëmurë. Nuk ekzistojnë gjysmëhëna as shiite as sunite, ekziston vetëm një gjysmëhënë islame, dhe se të gjithë neve jemi mysliman në botë në të cilin jetojmë dhe për të cilin duhet bashkuar. Kjo asesi nuk do të thotë përballja e njërit kundër tjetrit. Pse kemi haruar principet themelore të unitetit islam. Ne kemi Librin e Zotit(Kur’anin) i cili është themel i fesë tonë.

Burimi: irib.ir