Armët nukleare në botë
Në fillim të vitit 2015 në botë nëntë shtete të cilët posedojnë armë nukleare, kanë pasur gjithsejtë15.850 koka bërthamore atomike, prej të cilëve 4300 janë në gjendje operative, ndërsa 1800 gjenden në gjendje të lartë gatishmërie. Numri i tërësishëm i armëve nukleare në botë është duke u zvogëluar, parasegjithash për shkak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia janë duke redukuar arsenalin e tyre bërthamor. Së bashku këto dy shtete, SHBA-ja dhe Rusia posedojnë 90% të armëve nukleare të gjithëmbarshme në botë.
Nëntë shtete të cilët posedojnë armë nukleare në botë janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca, Pakistani, India, Izraeli dhe Koreja Veriore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës posedojnë tani gjithsejtë 7260 koka bërthamore, prej të cilëve 2080 koka bërthamore i ka në gjendje operative, ndërsa testin e parë bërthamor e ka kryer në vitin 1945. Rusia posedon gjithsjetë 7500 koka bërthamore, prej të cilëve 1780 koka bërthamore i ka në gjendje operative, ndërsa testin e parë bërthamor e ka kryer në vitin 1949.Franca posedon gjithsejtë 300 koka bërthamore, prej të cilëve 290 koka bërthamore i ka në gjendje operative, ndërsa testin e parë bërthamor e ka kryer në vitin 1960. Kina posedon gjithsejtë 260 koka bërthamore, ndërsa testin e parë bërthamor e ka kryer në vitin 1964. Britania e Madhe posedon gjithsejtë 215 koka bërthamore, prej të cilëve 150 koka bërthamore i ka në gjendje operative, ndërsa testin e parë bërthamor e ka kryer në vitin 1952. India posedon gjithsejtë 90-110 koka bërthamore, ndërsa testin e parë bërthamor e ka kryer në vitin 1974. Pakistani posedon gjithsejtë 100-120 koka bërthamore, ndërsa testin e parë bërthamor e ka kryer në vitin 1988. Izraeli posedon gjithsejtë 80 koka bërthamore, ndërsa nuk dihet se kur e ka kryer testin e parë bërthamor, dhe në fund Koreja Veriore posedon gjthsejtë 8 koka bërthamore, ndërsa testin e parë bërthamor e ka kryer në vitin 2006.
Burimi: Al Jazeera