Radio Islame filloi transmetimin në San Salvador
Një Radio Islame online e filloi transmetimin në kryeqytetin e Salvadorit, në San Salvador.
Sipas Mustafa Elsalvadori, kryetari i Shoqatës Islame të komunitetit musliman të Salvadorit, Radio Islame është përurua me një ceremoni të hënën, më 7 dhjetor 2015.
Ai tha se radio stacioni, i quajtur El Minarete, transmeton programe në gjuhën spanjolle për vendet e rajonit që flasin gjuhën spanishte.
Ai shtoi se fillimi i transmetimit në radio ishte pjesë e projekteve të ndërmarra nga Qendra Islame ‘Fatimeh Zahra (a.s.) në El Salvador.
Radio Islame do të luajë një rol të madh në promovimin e Islamit në Amerikën Latine, vazhdoi duke thënë kryetari, Mustafa Elsalvadori.
Ata të cilët janë të interesuar mund t'i dëgjojnë programet e radio-s në http://elminarete.net.
Salvadori është një shtet në Amerikën Qendrore, në bregun lindor të Oqeanit Paqësor. Ky shtet, Salvadori, është shteti më i vogël dhe më i populluari në Amerikën Qendrore.
Burimi: IQNA News