Amerike

SHBA-të ishin të gatshme të përdorin armët nukleare

Qeveritarët amerikan gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ishin të gatshëm të përdorin armët nukleare, dhe atë jo vetëm që të zvoglohet kapaciteti ushtarak dhe industrial i ish Bashkimit Sovjetik, por edhe me qëllim të vrasjes masovike të qytetarëve sovjetik, cek New York Timesi. Gazetarët e New York Timesit kanë pas çasjen në ish dokumenete sekrete të cilët për herë të parë janë zbuluar në Arkivin Nacional të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në materialet nga viti 1959 ekzistojnë lista e caqeve të cilën Washingtoni ishte i gatshëm të gjuan me armë nukleare e që gjendeshin në Bashkimin Sovjetik, në një numër të vendeve të Evropës Lindore dhe Kinë. Ashtu që ushtria amerikane në Moskë i ka pas në shënjestër 179 caqe të cilët ishin parashikuara për”shkatërrim masiv” me armë nukleare në rast lufte, në Sankt Peterburg 145 dhe në Evropë Lindore 91. Shumë nga këto objekte ishin komplekset industriale dhe ndërtesat qeveritare. Në mes caqeve në çdo qytet gjendeshin edhe banorët e tyre.

“Kjo me të vërtetë ishet befasuese- të shihen se si caqet janë zgjedhur në të cilët ishte e përqëndruar edhe popullsia civile”, citon gazeta bashkëpuntorin shkencor të Univesitetit”George Washington” William Burr, i cili në vitin 2006 ka dërguar kërkesën Arkivit Nacional të SHBA-ve për çasje në këto dokumente. Sikurse ka cek Burri, në dokumente nuk ka përshkrim detaj të objekteve dhe adresat e tyre të sakta, këto informata akoma janë sekrete. New Yok Times shton se flitet për planin i cili ishte i përgatitur para kohës së raketave interkontinentale të cilët lansohen nga nëndetëset. Në atë kohë për përdorimin e armëve nukleare janë përdorur vetëm avionët bombardues. Gazeta poashtu cek shenimet me të cilët Shtetet e Bashkuara posedonin në masë të madhe ishin para Bashkimit Sovjetik, pasi që dispononin ne arsenal nuklear dhjetë fishë më shumë nga Bashkimi Sovjetik, dhe se armikun e vet janë përpjkeur të rrethojnë me numër sa më të madh të bazave me avion bombardues.

Burimi: sputniknews