Xhelati i ISIS-it u vra në Irak
Të dielën, kreu i al-Hashd el-Sha'bi Xhabbar al-Maamouri njoftoi vrasjen e të ashtuquajturit xhelati i ISIS-it, së bashku me një nga shokët e tij, gjatë një inkursioni në rrethin e Sharkat-it, veri të Salahudinit.
Xhabbar al- Maamouri tha në një deklaratë se Një forcë e posaçme nga el-Hashd el-Shaabi depërtoi në Qarkun Sharqat përmes rrugëve të fshehta dhe me sukses kreu vrasjen e njeriut të njohur si Abu Eman, i cili është quajtur edhe si ekzekutori i ISIS-it, së bashku me një nga shokët e tij, nga një pritë në një rrugën kryesore.
Ai shtoi: Ebu Eman, një ish-komisioner në shërbimet e sigurimit të regjimit të rrëzuar, u betua për besnikëri ndaj ISIS-it, pas rënies së Sharkat-it, duke shtuar se, Muaj më vonë, ai u bë një njeri i besueshëm i drejtuesve të organizatës dhe iu besua ekzekutimi ndaj atyre që i dënonte ISIS-i duke përfshirë edhe prerjen e kokave.
ISIS-i po vuan nga konfuzioni, sidomos pas operacionet taktike të kryera nga forcat e al-Hashd el-Shaabi që arriti në likuidimin e udhëheqësit të shquar të organizatës, ” tha Maamuri.
Vlen të theksohet, se Qarku i Sharkat-it në veri të Provincës Salahuddin është nën kontrollin e ISIS-it që nga qershori i vitit 2014 dhe është konsideruar si një nga fortesat kryesore të organizatës në këtë krahinë.