1.2 milion iranianë marrin pjesë në mësimin e Kur’anit përmendësh
Një zyrtar i Organizatës për Çështje Fetare dhe të Bamirësisë së Iranit tha se më shumë se 1.2 milion njerëz kanë marrë pjesë në kurse si pjesë e Planit Kombëtar për mësimin e Kur’anit përmendësh.
Përfaqësuesi për çështje kulturore dhe sociale i organizatës, e bëri njoftimin në margjinat Garave Kombëtare të Kur’anit, të 38-tat me radhë, që janë duke u zhvilluar në qytetin perëndimor të Iranin, në Kermanshah.
Ai tha se mbajtja e kurseve Kur'anore për kaq shumë njerëz është një tregues i një vendosshmërie serioze në promovimin e aktiviteteve Kur'anore.
Zbatimin e Planit Kombëtar të mësimit përmendësh të Kur’anit, Irani e filloi katër vjet më parë, pasi Liderit Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei bër thirrje për të trajnuar dhjetë milion hafizë të Kur'anit në Iran.
Përveç Organizatës për Çështje Fetare është një numër i organeve të tjera qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit, të Republikës Islamike të Iranit, Agjencitë e Lajmeve të Iranit dhe Ministria e Kulturës kontribuojnë në zbatimin e planit për hafizë të Kur’anit.
Në vende të tjera në fjalën e tij, Huxhet ul Islam Sharafkhani përshëndeti Garat Kombëtare të Kur’anit si ngjarjen më të madhe Kur'anore në Iran dhe një manifestim i aktiviteteve Kur'anore të gjera të vendit.
Edicioni i 38-të i Garave Kombëtare të Kur’anit në Republikës Islamike të Iranit filluan të shtunën në mëngjes në qytetin Kermanshah, Iran.
Më shumë se 630 këndues të Kur'anit dhe hafizë të Kur’anit nga pjesë të ndryshme të Iranit janë duke marrë pjesë në Garat Kombëtare Kur’anore njëjavore.
Gjithashtu, janë 40 Seminare Kur'anore dhe 86 programe të këndimit të të Kur'anit duke u mbajtur në margjinat e Garave Kombëtare Kur’anore.
Garat Kombëtare Kur’anore zhvillohen çdo vit në Iran nga Organizata për Çështje Fetare, qëllimi është për të zbuluar, identifikuar talentë të rinj Kur'anor dhe promovimin e aktiviteteve Kur'anore në Iran.
Burimi: IQNA News