Turqi

Partia qeverisëse e Turqisë e quan mik i Ankarasë regjimin sionist

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim  (AKP) Omer Çelik
Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) Omer Çelik

Një zëdhënës për partinë  që qeverisë në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e përshkroi regjimin e Izraelit si një mik të qeverisë në Ankarasë, ndërsa Tel Avivi po vazhdon të godasë  me sulme  vdekjeprurëse  palestinezët në territoret e pushtuara.

Nuk ka dyshim që shteti Izraelit dhe njerëzit e tij janë miq të Turqisë, tha të dielën zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim  (AKP) Omer Çelik,  raportoi Press TV. 

Ai shtoi se të dy palët janë duke punuar në një projekt dokument për të arritur marrëveshjen përfundimtare  për lidhjet e ndërsjellta, e cila ishte  përkeqësuar në prag të një sulmi izraelit të vitit 2010 në një flotilje turke për ndihma humanitare që dërgoheshin në Rripin e Gazës.

Tel Avivii dhe Ankaraja kanë arritur kohët e fundit një marrëveshje paraprake për të normalizuar lidhjeve pas incidentit të vitit 2010, bënë të ditur përfaqësuesit nga të dy vendet, tha javën e kaluar. 

Marrëveshja u arrit gjatë një takimi të fshehtë në Zvicër mes Yossi Cohen, kreu  i agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, përfaqësuesi i Kryeministrit të Izraelit për pajtimin me Turqisë, Joseph Ciechanover dhe Ministrisë së Jashtme turke,  nënsekretarit Feridun Sinirlioglu.

Sipas marrëveshjes, Izraeli duhet të kompenzojë viktimat e sulmit. Ankaraja dhe Tel Aviv do të shkëmbejnë të dërguarit dhe të zhvillojnë bisedime mbi rifillimin e eksporteve të gazit në Turqi. 

Më 31 maj 2010, komandot izraelite sulmuan Flotën Turke me flamur  Mavi Marmara në Detin Mesdhe, duke vrarë nëntë shtetas turq dhe duke plagosur rreth 50 njerëz të tjerë. Viktima e dhjetë vdiq vitin e kaluar, pas katër vitesh në koma. 

Pas sulmit, Turqia dëbojë ambasadorin e Izraelit dhe kërkoi falje zyrtare dhe kompensim, si dhe dhënien fund të bllokadës izraelite të imponuar në Rripin e Gazës. 

Izraeli i kërkoj falje zyrtare Turqisë  dhe negociatat për kompensimin filluan në vitin 2013.

Flotilja është përpjekur për të thyer bllokadën detare izraelite në Gaza, që mbante ndihma për palestinezët në enklavën varfër.

Përmirësimi i marrëdhënieve Izrael-Turqi vjen në një kohë kur tensionet janë në rritje në territoret e pushtuara palestineze dhe vendosjen e regjimit izraelit të kufizimeve në muajin gusht për të hyrë besimtarët muslimanë  në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në  Jerusalemin e Lindjes (El-Kuds).

Palestinezët janë të zemëruar për rritjen e dhunës nga kolonët izraelitë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa dhe sulmet e tyre mbi pronat e palestinezëve, duke thënë se regjimi i Tel Avivit kërkon të ndryshojë  gjendjen e tanishme (status quo) të kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem.

Që nga muaji tetor 2015, afër   130 palestinezë janë vrarë nga  përshkallëzimi i dhunës.

Burimi: IQNA News