Vizitë dyditore e Kryeministrit Rama në Izrail
Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu sot priti kryeministrin shqiptar, Edi Ramën për një vizitë dyditore. Fjalë miradije të Natanjahut iu drejtuan popullit shqiptarë me pretekstin se janë aleat të luftimit të terrorizmit, ndërsa marrëveshjet të cilat u bënë në mes Izraelit dhe Shqipërisë janë të njohura vetëm për krerët e këtyre dy shteteve.
Tani më bota e ka të njohur rolin e Izraelit kundër muslimanëve sidomos krimet dhe okupimin që ia bënë çdo ditë e më shumë Shtetit të Palestinës, ndërsa nga ana tjeter një popull autentik shqiptarë me 5 më të madhe muslimanët siç është Shqipëria, mundohen të bëjnë lidhje dhe bashkëpunim të përbashkët.
Liderët nënshkruan një marrëveshje miqësie dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Izraelit dhe Shqipërisë, ku në këtë bashkëpunim nuk u cekën punët se çfarë janë marrë vesh.
Netanjahu theksoi gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve, që shënojnë 25-vjetorin e lidhjes diplomatike mes dy vendeve, se miqësia mes shqiptarëve dhe hebrenjve daton që nga Holokausti, kur shqiptarët mbrojtën hebrenjtë dhe nuk i dorëzuan tek nazistët, transmeton lajmi.net.
“Ne nuk do i harrojmë kurrë miqtë tanë,” tha Netanjahu, duke theksuar se Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se përpara saj.
Gjatë Holokaustit, shqiptarët, që janë në shumicë myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë, raportojnë disa nga mediat e mëdha izraelitë.
73 shqiptarë myslimanë janë vlerësuar nga Izraeli për këto merita.