Asadinë Teheran, Erdogani në Riad
Vizitën e kryetarit sirian Bashar al Asadit në Iran të planifikuar në fund të vitit do të përcjellin masa të mëdha të sigurisë. Avionin e kryetarit sirian nga Damasku në Teheran do ta përcjellin 4 avion luftarak rus, me leje që të hapin zjarr ndaj çdo fluturake eventuale që do të afrohej këtij “konvoji në qiell”. Kjo vizitë e Asadit do të përcillet me masa të jashtëzakonshme të sigurisë, posaçërisht gjatë ardhjes në vend dhe shkruarjes nga vendi. Gazeta libaneze al Dijar cek se edhe koalicioni i luftës kundër ISIS-it i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është paralajmëruar për planin e udhëtimit të kryetarit sirian në Teheran de masave të ndërmarra të sigurisë. Mediat iraniane kanë lajmëruar se vizita do të bëhet në fund të dhjetorit, por detajet nuk janë kumtuar për shkaqe të sigurisë. Asadi që nga fillimi i luftës në vitin 2011, vizitën e parë të jashtme e bëri në Rusi me 21 tetor 2015, me ç’rast e ka vizituar kryetarin rus Vladimir Putinin.
Kryetari turk Erdogan së shpejti do të vizitojë Riadin me ç’rast do të takohet me mbretin Selman dhe do të bisedojnë për situatën në rajon.Ky takim ka qëllim të posaqshëm, dhënjen e marrjes frymë artificiale grupeve tekfiriste teroriste. Turqia, Katari dhe Arabia Saudite disa vite me radhë kanë qenë burime kryesore mbështetëse të grupeve tekfiriste teroriste.Këta e kanë mbështet me armatim dhe mjete finaciare grupet ekstremiste. Përveç kësaj, në mes këtyre tri shteteve ekziston një lidhje e përbashkët e cila nuk mund të lehet anash dhe të kalohet përmes saj. E kjo lidhje e përbashkët është disfata e politikës së këtyre 3 vendeve në rajon. Fakti është se politikat e Arabisë Saudite, Turqisë dhe Katarit kanë pësuar disfatë në Siri dhe Irak. Shtimi i humbjeve të grupeve teroriste tekfiriste në rajon nga njëra anë dhe vështrimi i pashpresë i Perëndimit dhe regjimit izraelit me ngjarjet që ndodhin në Siri dhe Irak nga ana tjetër, kanë shkaktuar veprime të reja të trekëndshit të patronëve të grupeve teroriste tekfiriste në rajon. Ekspertët dhe analistët e shquar të rrjedhave në rajonin e Lindjes së Afërt konsiderojnë se rezultati i këtyre do të jetë bashkëveprimi i përbashkët në shpëtimin e mëtejmë të këtyre grupeve teroriste tekfiriste. Kryetari turk Rexhep Tajib Erdogani gjatë kohës së vizitës mbretërisë së Arabisë Saudite në rend të ditës do të kenë shumë tema të përbashkëta për bisedime me mbretin saudit Selman.
Burimi: globalcir