Kosova

Artist i rrallë që e zbukuron Kosovën mbarë

Arti nuk njeh gjuhë, kufi, vend e kombësi, arti njeh vetëm dashuri !

 

Labinot Qaushi është një i ri 27 vjeçar nga Gjakova,  një bashkëshortë i denjë për familje si dhe një artist  i mrekullueshëm me veprat e tija që buron nga shpirti dhe nga gjuha e dashurisë.  Përndryshe Labinoti është absolvent në degën e Orientalistikës në Prishtinë, njohës shumë i mirë i gjuhës arabe, ndërsa kaligrafinë – Husniatin e ka profesion talenti që i buron nga shpirti i dëlirë dhe i dashuruar në diturit dhe autoritete islame të cilat i shpreh përmes brushës së tij të bekuar me emrin bismilah.  Për talentin e zbuluar të tij,  Labinoti i është mirënjohës shkollimit në Pejë,  dega e pikturës në shkollën  “Othise Paskali”

 

Sa bukur është kur njeriu si Labinot Qaushi i dhuron dashurin artit islam, që në brendinë e këtij arti gjenden emrat e njerëzve më të mirë , më të dëlirë më të dashur të Zotit , emrat e 14 Masumëve  që do ta shndrisin botën me biografin e tyre të rrallë.

 

Të rrallë janë artistët si Labinoti, që në zemër të Ballkanit në fshatin Nivokaz komuna e Gjakovës , bënë punimet kaligrafike ku brendia e kësaj Teqe të bekuar ka pasur fatin që muret e saj të ledhatohen nga duart e arta të Mjeshtrit të madh Labinotit. Dashtë  Zoti që ky talenti i madh të vlerësohet e promovohet nga portalet dhe mediat  nëpër botë, që një ditë Mjeshtër Labinoti ta promovoj artin islam shqiptarë kudo që të jetë e mundur.  Ndërsa sa i përket medieve tona kosovare, ato janë islamofobuar aq shumë sa që ia ngufasin të mirës jetën duke i bërë padrejtësi,  muslimanëve  duke i mos shfaqur vlerat dhe talentet që posedojnë, duke mos i dhënë aspak hapësirë që të promovohen e të krijojnë famë jo për vete por për artin Islam.

TV Kosovare përndryshe mbahen nga tatimet e qytetarëve, nga paret e majme të reklamave që qytetarëve që janë  90% me besim Isalm dhe nga bugjeti i Qeverisë që i dhuroi me milona prë programet e tyre të pavlera. Për fat të keq programet e tyre i kanë të stërmbushura me  emisione që nuk kanë vlera por vetëm antivlera duke promovuar modernizmin e shthurur dhe artistët absurd  e këngëtarët e degjeneruar që me tekstet e tyre vetëm të keqen e lavdërojnë dhe i marrin në qaf me qindra të rinj të pavetëdijshëm.  

Shpresojmë se një ditë do të qeshin ekranet TV edhe me vlerat dhe artet Islame në Kosovën tonë të bukur. .