İran

Ajetullah Ahmed Hatami: Aleanca kundër terrorizmit e udhëhequr nga Arabia Saudite një shaka Politike

Ajetullah Ahmed Hatami
Ajetullah Ahmed Hatami

Një autotitet i lartë fetar iranian e përshkroi formimin e të ashtu-quajturit koalicioni i anti-terrorit të udhëhequr nga Arabia Saudite si një shaka politike.

Duke iu drejtuar besimtarëve në Hytben (Predikimin) e Xhumasë, në Teheran më 18 dhjetor 2015, Ajetullah Ahmed Hatami tha se është qesharake që Arabia Saudite, e cila është krijuesi i grupeve terroriste tekfiriste si Daesh (ISIS), mund të udhëheqë një aleancë kundër ISIS-it

Rijadi njoftoi të martën për formimin e koalicionit ushtarak, duke thënë se shtete të tilla si Egjipti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Malajzia, Pakistani dhe disa shtete të tjera të Afrikës dhe të Gjirit Persik janë në këtë koalicion.

Televizioni shtetëror saudit, tha se selia e aleancës do të ketë bazën në Rijad.

Kjo vjen nga Arabia Saudite e cila është e njohur si mbështetësja kryesore  e grupeve terroriste si Daesh (ISIS-i).

Diku tjetër në Hytben (predikimin) e Xhumasë, Ajetullah Hatami dënoi sulmin fundit nga ushtria e Nigerisë kundër komunitetit musliman shiit në shtetin afrikan, duke e përshkruar atë si një krim mizor që i shërben regjimit sionist.

Ai paralajmëroi qeverinë e Nigerisë që të parandalon krime të tilla të tmerrshme që të ndodhin përsëri.

Të shtunën në mbrëmje, forcat ushtarake nigeriane rrethuan shtëpinë e liderit Shia Shejh Ibrahim Zakzaky në Zaria, në veri të Nigerisë.

Luftime të ashpra shpërthyen më pas në mes të forcave qeveritare dhe anëtarëve të Lëvizjes Islamike, e cila u zhvillua në orët e para të së dielës.

Disa qindra muslimanë shiitë thuhet se janë vrarë në këtë masakër.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistët kanë denoncuar me forcë qeverinë  e Nigerisë për shkeljen e lirive fetare dhe sociale duke sulmuar muslimanët shiitë në tubimet  paqësore.

Ushtria nigeriane  i ka pasur në hënjestër muslimanët shiitë edhe në muajin gusht të vitit të kaluar ndërsa populli ishte duke mbajtur një demonstrim ku dënoheshin sulmet izraelite mbi palestinezët.

Muslimanët shiitë në Nigeri kanë qenë në shënjestër edhe nga grupi militant tekfirist Boko Haram. Më shumë se 20 njerëz u vranë më 27 nëntor 2015 në një sulm me bombë  nga  Boko Haram kur muslimanëve shiitë  ishin duke zhvillua një procesion fetar vjetor në shtetin verior të Kano-s.

Burimi: IQNA News