Turqia nuk do të përgjigjet në fyerjet e Putinit
Turqia nuk do të reagojë zyrtarisht në deklaratat më të reja të kryetarit rus Putin, i cili rrëzimin e avionit rus e quajti akt armiqësor, ka deklaruar kryeministri turk Ahmet Davutogllu. Mediat lokale raportojnë se kryeministri tuk nuk i kupton seriozisht deklaratat më të reja të Putinit të cilat i vlerëson”jo diplomatike dhe fyese”. Reaksioni turk pa pasuar pasi që Davutogllu është kthyer nga Brukseli në të cilin me krerët e Bashkimit Evropian ka biseduar për krizën e refugjatëve dhe luftën kundër terrorizmit dhe luftën në Siri. Putini të enjten ka deklaruar se Turqit kanë vendosur” të lëpihen amerikanëve”. Udhëheqjen turke e ka akuzuar për”rrjedhje islamizimi”, për shkak të së cilës krijuesi i Turqisë moderne Ataturku ”po sillet në varr”. Davutogllu ka thënë se kryetari rus”ndoshta rikujton kujtimet në ditët e kaluara në KGB. Por, KGB-ja më nuk ekziston. Koha e propagandës në stilin sovjetik është histori. Nuk mund ta kuptojmë seriozisht”. Tensionet në mes dy vendeve janë rritur pas rrëzimit të avionit rus në kufirin sirian, dhe prej asaj kohe vazhdon lufta me fjalë në mes zyrtarëve të këtyre dy vendeve. “Mendoj që kjo luftë fjalësh nuk do të vazhdojë gjatë” ka thënë Bryza anëtar i këshillit drejtues të kompanisë Turcas Petrol As dhe ish ambasadori në Azerbajxhan.
“Putini është i detyruar në tërheqje, por duhet të sillej i forte në shtëpi, i është dhënë njohuri se do të ndodhin gjëra të këqija në rast se e ngul gishtin në sy Turqisë apo NATO-së. “Mendoj që kjo retorika luftënxitëse do të ndalet. Kjo veç ka ndodh në anën turke, ata janë më të përmbajtur. Ai konsideron se konflikti në Siri dhe forcimi i lidhjeve të Turqisë dhe Izraelit do të jenë në qendër të vëmendjes javëve të ardhshme.
Izraeli dhe Turqia kanë arritur marrëveshje preliminare për normalizimin e marrëdhënieve, i cili përfshin kthimin e ambasadorëve në të dyja vende, kanë treguar zyrtarët izraelit. Bisedimet janë ripërtërirë pasi që pesë vjet përpara marrëdhëniet në mes Izraelit dhe Turqisë kanë arritur pikën më të ultë të bashkëpunimit për shkak të sulmit vrasës izraelit në anijen”Mavi Marmara” me aktivistët propalestinez të cilën u përpoqën të shpërthejnë bllokadën izraelite të Gazës, me ç’rast janë vrarë 10 aktivistë ndërsa janë plagosur rreth 100 sosh.
Bisedimet në mes Izraelit dhe Turqisë janë duke vazhduar në ”nivel të ekspertëve”, ka deklaruar të premten ministri i punëve të jashtme të Turqisë Mevlut Çavushogllu.