Letra e liderit sqaron pikëpamjen e Islamit kundër terrorizmit
Një autoritet i lartë fetar iranian ka lavdëruar letrën e dytë të Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei dërguar rinisë Perëndimore, duke thënë se kjo letër sqaron qëndrimet e Islamit kundër terrorizmit.
Ajetullah Ahmad Muballeki, kancelari i Universitetit të Sekteve Islame, shtoi se letra gjithashtu hedhë dritë mbi natyrën e akteve terroriste dhe ka theksuar qasjen e standardeve të dyfishta të Perëndimit për çështjen e terrorizmit.
Ai tha se Lideri Suprem iu ka drejtuar të rinjve të Perëndimit, sepse ata kanë mundësinë dhe aftësinë për të korrigjuar gabimet e kaluara të Perëndimit që shkaktuan përhapjen e aktiviteteve terroriste.
Letra e dytë Ajetullah Sejjid Ali Hamenei dërguar të rinjve në Perëndim u publikua të dielën, 29 nëntor 2015, pas sulmeve të fundit terroriste në Paris.
Në letër, Udhëheqësi Suprem theksoi se kjo është vetëm për të rinjtë, të cilët duke mësuar nga vështirësitë e sotme, do të jenë në gjendje për të gjetur zgjidhje të reja për të ndërtuar të ardhmen, dhe për të bllokuar rrugët të cilat e kanë çuar Perëndimin në këtë pozitë aktuale.
Letra e Udhëheqësit Suprem erdhi kundër sfondit të një valë të përtërirë të përpjekjeve në Perëndim për të përhapur Islamofobinë pas një vargu të sulmeve terroriste të pretenduara nga Daesh (ISIS-i) që tronditi Parisin, më 13 nëntor 2015.