Ekstremizmi nuk ka vend në besimet Hyjnore

Ambasadori i Iranit në OKB, Ghulam Ali Khushru
Ambasadori i Iranit në OKB, Ghulam Ali Khushru

Ambasadori i Iranit në OKB, Ghulam Ali Khushru theksoi se ekstremizmi nuk ka vend në fetë Hyjnore.

Duke folur gjatë një takimi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të enjten, i dërguari iranian paralajmëroi kundër ekstremizmit të dhunshëm të shoqëruar me ndonjë fe.

Ai tha se ata që po akuzojnë  fetë Hyjnore për dhunë ata janë të angazhuar me gjuhën e urrejtjes dhe shpërndajnë flakët e paragjykimit.

Duke iu referuar mizorive të kryera nga duart e militantëve tekfiristë në Irak dhe Siri gjatë dy viteve të fundit dhe akteve të fundit të terrorit në Francë, Liban dhe Egjipt, në mesin e vendeve të tjera, të pretenduara nga terroristët e Daesh-it  (ISIS-it), Ghulam Ali Khushru tha se aktet e terrorit tregojnë, gjithnjë e më shumë, rolin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në frenimin e valës së ekstremizmit. 

Në botën e sotme, kërcënimet terroriste nuk njohin kufij gjeografikë, tha ai, duke vënë në dukje se duke filluar një përpjekje e përbashkët nga bashkësia ndërkombëtare është e vetmja mënyrë për t'u përballur me çështjen e terrorizmit.

Terroristët tekfirist të Daesh-it, (ISIS-it) të cilët u trajnuan fillimisht nga CIA në Jordani në vitin 2012 për të destabilizuar qeverinë siriane, tani kontrollojnë pjesë të Sirisë dhe Irakut. Ata kanë qenë të angazhuar në krime kundër njerëzimit në zonat nën kontrollin e tyre.