Kosova

Komisioni miraton raportin përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën

Qeverisë thjesht po i kërkohet ta pastrojë oborrin!

Dhe nëse nuk e pastron, e ka të vështirë që ta gdhijë pranverën!

Komisioni Evropian sot ka miratuar raportin e tretë dhe përfundimtar mbi përparimin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Vetëm tetë kërkesa të pazgjidhura mbeten. Sa më shpejt që Kosova i plotëson këto kritere të fundit dhe masat e parashikuara efektive mbeten në vend për të parandaluar flukse të reja migruese drejtë BE-së, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Komisioneri për Migrimi dhe Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulos tha: Unë jam shumë i kënaqur me progresin e madh që Kosova ka bërë që prej vitit 2014 në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit të vizave. Unë jam i bindur se së shpejti Kosova do të jetë në gjendje për të përmbushur të gjitha kërkesat e mbetura në mënyrë që Komisioni mund të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Shpresoj se kjo do të jetë e mundur në fillim të vitit 2016 - që duhet të jetë qëllimi i Kosovës. Le të përdorin periudhën e mbetur qe të japim maksimumin tonë për të përgatitur Kosovën për udhëtim pa viza. Unë do ta vizitoj Kosovën në fillim të vitit 2016 që personalisht të shikoj përparimin e Kosovës në përmbushjen e tetë kritereve të mbetura.

Sipas kësaj marrëveshje të OKB për liberalizimin e vizave për Kosovën, Evropa po kërkon të lëvizin lirshëm shqiptarët e Kosovës, dhe jo kriminelët e saj, vrasësit, plaçkitësit dhe vjedhësit, veçmas ata që gjenden në pushtet. Ata po i donë prapa grilave! Por, gjërat ende nuk e kanë arritur kulmin. Ky kusht, për hetime dhe dorëzim të atyre që janë të korruptuar e ka tronditur klanin e PDK-së, që prej vitesh po e mban peng vendin!

Udhërrëfyesi përcaktoi një listë të plotë të reformave që Kosovës i është kërkuar për të zbatuar, në mënyrë që të plotësojë kërkesat në lidhje me

1.      Lirinë e lëvizjes,

2.      Riintegrimin dhe ripranimin,

3.      Sigurinë e dokumenteve,

4.      Kufijtë dhe menaxhimin e migrimit,

5.       Azili,

6.       Luftën kundër krimit të organizuar,

7.       Lufta kundër korrupsionit dhe

8.      Të drejtat themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes.

Komisioni ka miratuar dy raporte mbi progresin e Kosovës në dialogun e vizave: të parin më 8 shkurt 2013; i dyti më 24 korrik 2014. Këto raporte përmbanin një vlerësim të progresit të bërë nga Kosova, rekomandimet për autoritetet kosovare dhe të dhënat në lidhje me ndikimet e pritura migratore dhe të sigurisë të regjimit pa viza.

Konferenca në Bruksel për Liberalizim të Vizave, Kosovës i duhet t’i përmbush edhe 8