OKB miratoi Rezolutën për Sirinë
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar unanimisht Rezolutën për procesin e paqes në Siri.
John Kerry sekretari I shteti amerikan, ka thënë se Rezoluta dërgon “një mesazh të qartë se tani është koha të ndalohen vrasjet në Siri”.
Këshilli prej 15 anëtarësh e ka votuar Rezolutën që parasheh bisedime mes Qeverisë së Sirisë, e cila udhëhiqet nga Presidenti Asadi dhe me opozitën. Bisedimet parashihen në fillim të janarit në mënyrë që ato të gjenerojnë automatikisht armëpushim. Në luftën e Sirisë, e cila po e shënon pesë vjetorin e saj, janë vrarë më shumë 250 mijë njerëz dhe janë zhvendosur miliona të tjerë, thuhet nga Kombet e Bashkuara transmeton koha.net.
Kjo Rezolutë nuk parasheh asnjë të ardhme për presidentin Bashar Al-Assad, ndërsa aleati i tij, Rusia ka argumentuar brenda diskutimeve se është kundër largimit të tij, duke e shtuar si parakusht për bisedime.